MITI I BURRIT ME KËPUCË NEW AGE nga Suzana Malaj

Suzana Malaj

MITI I BURRIT ME KËPUCË NEW AGE

Një ndjesi kolektive numenike
si ndjeshmëri kolektive nga shtypja
e koduar në neurozat e qënies
i falet atij burri “me anima”
Krijohen turbulenca në peshore
tek ruhet miti i burrit
e bunkerët si breshka të ngrira
përcjellin fantazmat e fundit
Ulur paradigmës së djeshme
si rreth tryezës ku Krishti ka ngrënë
si falje demoniake i falen demonit
në rite të purpurta me grusht e me shenjë
Pushton ditën miti i burrit
si kolon i ardhur nga bota e vjetër
ndonjëherë vjen i veshur edhe si dandy
me revistë mode e këpucë new age.
… … … … …
Trembem e kodoj neurozat
ndjesisë kolektive të turbullt
që vjen e ngjizet epokës së re
që ende lëngon nga miti i burrit
Burrit – mit “me anima”
që “lind njëherë” në disa vjet
shpesh i veshur edhe si dandy
me revistë mode e këpucë new age.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.