“ÇUMANI DHE DETI”  roman i Nafi Çegranit

Adriatik Kallulli

Parathënie nga Adriatik Kallulli

Duke lexuar romanin “Cunami dhe deti” të autorit Nafi Çegranit, të përfytyrohet ndodhia me Kalin e Trojës, me tradhëtarët  dhe kriminelët në bark të cilët Spartës ia vënë thundrën dhe bënë shtypjen e lirisë, siç ka bërë Zerva kriminel  ndaj  shqiptarve  të Çamërisë dhe dëbimin e tyre nga tokat e veta, duke ua djegur kulla e varre, siç thotë autori. Dhe madje vazhdon rrëfimi si ajo e  legjendave  të ikura me  tregimet e plakut të urtë dhe dialogun me bariun, i cili ka fatin si çdo njeri tjetër, duke shpreh emocione dhe dëshirë  për gjetjen e një thesari dhe dhembjen mes jetës dhe  vdekjes, me ëndrrën e tij, njëkohësisht i lind edhe malli për dashurinë  ndaj  Drenushës.Në roman lexuesi njashtu do të ndjej edhe ,,klithjen,, për vuajtjet dhe flijimin e popullit që i takon, e që heq të zitë e ullirit nga luftërat  ndër shekuj për liri. Edhe dëshirat dhe aspiratat janë si një tojë që lindin nga thellësitë e shpirtit dhe të vetëdijes, ide të cilat thellohen bindshëm në faqet e këtij romani, sepse lexuesi gjendet, që nga fillimi, përpara një fakti historik   për fatin tragjik të Çamërisë dhe Kosovës, e ku personazhi kyesor Dardan Drenova si një djal i lindur jetim dhe që as vetë nuk di se babai tij biologjik është gjallë, ec në rrugëtimet e tija djaloshare me ëndrrën dhe traditat liridashëse , me fyell i këndon asaj dhe dashurisë pa lajka…Kështu edhe subjekti i këtij romani hartuar mbi një ngjarje dhe rrëfim, këtu e dyqynd vite më parë, që ka shumë ngjajshmëri me fatumin dhe tragjikën e bariut të deleve, i cili i ndjell dhe kullot në kodrina dhe pllaja të gjëra të tokës etnike të kombit të vet.Andej ku edhe njerëzit bëjnë jetën e tyre të vështirë, duke mbajtur mbi shpinë e supe Gurin  e rëndë të Sizifit.Autori bën një demaskim të plotë të asaj që ishte çoroditëse, duke paraqitur edhe sagën me stilin e tij dhe në mënyrë të veçantë jetën dhe brengën në këto zona të humbura dhe të fenomeneve të prapambetura apo të hakmarrjes.Andaj, kjo që shkruan autori për jetën dhe vdekjen, është histori e vërtetë dhe  prekëse!

Romani “Cunami dhe deti” është një vepër realiste që pasqyron ndjenjat e flijimit dhe brengën për tokën  e mohuar, për atë tokë me vatra të djegura, e varre që janë mbuluar me bar ledinash, dhe si  i  tillë ky roman bën edhe një si akuzë që duhet të lëviz ndërgjegjen e ndërkombëtareve , të BE dhe NATO-s me SHBA që të marrin një qëndrim të drejtë ndaj tokave dhe pasurive çame  në trojet e  Çamërisë shqiptare…

Praktika letrare ka treguar se, që të shkruash në thellësi çfaqje kaq të mëdha dhe të gjëra  të jetës, të fakteve historike , të traditës dhe psikologjisë, apo edhe të vetmohimit dhe moralit njerëzor, duhet me doemos të përfshishë në një mënyrë ose në një tjetër kontradiktat kryesore, të përshkruash mbi fatumin dhe tragjikën, apo edhe lindësit dhe bartësit e tyre, duke vepruar në zbërthimin e fenomeneve të tilla, të cilat në këtë roman janë të realizuara me një prirje të veçantë artistikisht dhe letrar, me tipare të gjalla si karaktere siç është Dardan Drenova, i cili endet maleve e grykave me grigjën e tij. Madje edhe Osman Vrangalla, Demir Kulla, Fanushja dhe Drenusha e bukur, janë të ngërthyer në jetën e tyre dhe karaktereve që i rrethojnë, me të shkuarën dhe çastet kur ata jetojnë. Romani është krejtësisht i natyrshëm për jetën e njerëzve në kohë dhe hapësirë. Kjo mënyrë e përshkrimit në faqet e këtij romani kaq interesant dhe me episode që zhvillohen, e  bëjnë më tërheqës edhe vetë gërshetimi i ngjarjeve, duke realizuar autori, sa më artistikisht dhe në mënyrë sa më origjinale, me një ide tipike dhe mjeshtëri të mbarë.

Dhe, në fund fare, më duhet të theksoj se romani “Cunami dhe deti” i  autorit Nafi Çegranit, është padyshim një vepër e rëndësishme për letërsinë tonë shqiptare, si një krijimtari me plotë merita ideore dhe artistike, një dëshmi sa aktuale aq edhe demaskuese ndaj shovinizmit greko-sllav, të cilët në vite e dekada, me shekuj kanë qënë dhe akoma janë të katandisur në dëbimin e shqiptarëve, në uzurpimin e tokave tona etnike, dhe në përballje me fortunat  e shovinizmit  të egër të tyre  në përgjithësi, të egërsuar  ndaj trungut shqiptar i cili me shekuj ka qënë në trysnyntë dhe paragjykimet primitive dhe shoviniste sllave,si popull që kemi kaluar jetë të vështirë menjë histori të bujshme dhe kulturë  të lashtë, kemi pas barrën e rëndë të vuajtjeve dhe plagëve shekullore mbi shpinë e supe, duke qënë  të dëbuar, të flijuar dhe  të viktimizuar  në shtigjet  dhe betejat  e Ballkanit.

Tiranë, 24 mars 95   Adriatik Kallulli

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.