A DON LËKURË ZOTNI nga Diana Zhiti

Diana Zhiti

A DON LËKURË ZOTNI

A doni lëkurë për këpucë zotëri?
Çizme moderne për zonjën.
Pallto të gjatë deri tek këmbët edhe për fëmijët tuaj, 
si ta doni.
Në Siri.
Varur në degët e shqyera,
nënë gërmadha
kërkoni.
Mos u tremb në nxjerr prej andej pjesë trupore,
flokë,
mund t’i bësh gunë ose jorgan të flesh ngrohtë,
janë të buta si mëndafshi, foshnjore.
Veçse do t’iu duhet të lundroni deri atje,
çizmet prej lëkure do t’iu qullen,
deti është i kuq ,
por ju mund të shkelni mbi kufoma,
pa droje ,
tashmë dhimbje nuk ndjejnë,
nënat mbërthyer në gjoks,
prej skajesh,
foshnje te njoma.
Nëse gishta tregues iu drejtohen dhe rrezikoheni t’iu nxjerrin ndonjë sy,
hidh një nga ato që ke ne xhepin e vogël,
në s’ këputen, dot të marrin arratinë me siguri.
Duart drejtuar nga qielli në vatrën e bombës duke ulëritur.
Ç ‘kërkon të të vijë prej andej moj e mjerë?
Apo jep të nëmurat që dalin nga shpirti yt i zbrazët,
që lirë, shumë lirë,
në pazare sallonesh lëkura jote është shitur.
Se zotëria veç këpucë lëkure vesh, prej gjësë së gjallë,
s’ka rendësi prejardhja,
ngado qoftë,
prandaj të them, në këtë periudhë, në lindjen e mesme
shko,
e di ti,
atje me siguri do të gjesh boll lëkurë për tu veshur,
në Mosul apo
në Aleppo.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.