AH MOJ BOTË, O BOTË E MBRAPSHTË nga Dhimiter Shkurti

Dhimiter Shkurti

AH MOJ BOTË, O BOTË E MBRAPSHTË

-skice-

 Kur sherbeja ne veri nje plak me tregoi nje histori te jetuar. Nje fshatar qe kish shkuar ne pyll per dru u perballe me nje ari. Fshatari yne qe nuk dallohej per trimeri u tremb kaq shume sa i mbushi pantallonat e filloi te qante. I strukur pas nje peme priste fundin me syte mbyllur. Ariu, thone dibranet, nuk ha mish te coft.

 Duke pritur fundin fshatarit i laget qafa. “Qenkam mbytur ne gjak”, mendoi. Me pas ndjeu hapat e ariut qe largohej. Hapi syte. Ndjeu nje arome te rende ne koke. Kur mblodhi veten e kuptoi se ariu e kish denuar me keq. Nuk e kafshoj as e shtypi me putrat e tij te fuqishme por e pshuri ne surat.Nuk dihet pse. Mbase ju dhimbs. Mbase ju duk ushqim i rendomte. Por ne sjelljen e ariut pati dicka “burrerore”. Dicka fisnike. Nje tradit nga zakoni I maleve. Dibranet kur tregojne nje njeri te urte thone: “ai njeri nuk vritet per gjak”.

 Ariu ne lartesine e ariut!

 Keto mendoja ndersa ecja nje dite rrugeve te Athines. Ne disa sheshe, pellumbat u bejne shoqeri njerezeve. Lypin nga ata dicka per te ngrene e me pas bashkohen me turmen.

 Ne memorjen time pellumbi eshte korjeri klasik jo parazit qe ndyjne sheshet e rruget. Eshte maratonomaku qe kapercen dete e oqeane me lajmin e fitores. Puplat e tyre ishin te bardha bore e jo te nxira nga pluhuri i qyteteve si keta syresh.

 Nuk me duken pellumba te vertete!

 Me kujtohen vitet e para na Greqi. Punoja pasditeve ne nje dyqan sufllaqesh. Shperndaja porosi ne per familje. Kur kaloja ne nje rrugice me dilnin ne prite dy qen. Te vetmit qen te vertet te lagjes. Une ahere punoja me biciklete. E pra, nga fillimi e deri ne fund te rrugices me ndiqnin te dy qente duke lehur afer kembeve te mia. Ne fillim u tremba, por me pas u mesova. Me pelqente ai duel. Here ndaloja e u bertisja e here shtoja shpetesine. Me pelqente fakti qe ruanin teritorin e tyre.

 Kaluan dy tre vjet e bicikleten e zevendesova me motor. Ishte e lodheshme me biciklete. Porosin e pare e kisha tek rrugica e “qeneve”. “E po tani”, thash me vete, “hajde te me kapin. Do ti trembe edhe me zhurmen e motorit edhe me shpejtesine”.

 U afrova ne rrugice. Qente ishin ulur ne pragun e shtepise. Shtova gazin qe te terhiqja vemendjen e tyre. Tashme isha perballe me ta. U habita. Qente jo vetem nuk u ngriten, por u shtrine ne toke, pa ma varur fare. C’ behet keshtu? Jane semurur, plakur apo kane “hedhur armet”? Nuk e mora vesh kurre. Me vone sa here kaloja andej, as lehje, as vrap, as duel. Pra as qen te vertete!

 Ne darke tek kthehesha ne shtepi ne oborin e komshiut shoh nje pule. “Pres te beje veze”, me tha, “ndryshe…” dhe vuri pellemben ne fyt si thik. E ndoqa dy tre dite “komshien” e re qytetare. E c’veze te bente? Komshiu im e kish lidhur nga kemba me spango qe te mos ikte. Pula jone ecte sa tendosej spangoja e me pas i ngelte kemba ne hava. Heshtete. As kakarisje, as protest e as veze. Mbase nuk ishte pule!

 C’ lind nga macja gjuan minj, thoshte im ate. Mbushur lagja jone me mace e macok. Nga kazanet e plerave e deri para deres se shtepise, ku ndonje plak ka nxjerre nje tas me pak ushqim. Keto jane macet e rruges. se ato te privilegjuarat mbrenda shtepise hane konserva me peshk tone. Budallejne jane te gjuajne minj, te lodhen e te ndoten? C’ kan pesuar thonjte e tyre? Do ti perdorin te kapin prene apo do ti lyejne me maniqyr?

 Pra as macet nu i shoh me si mace por si macka.

 Mendoja te gjitha keto e hapa televizorin. Ndalova te kanali KLAN. Koha e lajmeve. Aty u “egersua” situata. Djali kishte vrare babane per nje mur ndares. Me pas nje tjeter “palikari” hedh gruan nga ballkoni ne sy te femijeve. C’ behet keshtu? C’ njerez jane keta? C’ fare pijne qe bartin nje zemerim kaq kafsheror, dhe kur them “kafsheror” dicka imagjinare nga stepat e Afrikes e jo te kohes e sotme ne shekullin e 21 e ne mes te Evropes.

 E pra ky nuk quhet njeri!

 Beme nje udhetim nga pylli ne qytet e anasjelltas.Nje rrugtime kilometrik ne kohe e vende. Ne fund dua ta mbyll me kanarinen qe me emocionon me zerin e bukurine e rralle. E jo vetem kaq. Kete radhe fabulisti i talentuar Ferit Lamaj ka vene ne sqepin e saj keto fjale te mencura.

 Kanarina, ngujuar ne kafazin e saj metalik, tek degjon ulerimen e ujkut ne pyll (lexo klithmat e burrit te dehur qe rreh gruan e mjerre ne sy te femijeve) thote:

 “Ah moj bote o bote e mbrapshte, ke mban mbrenda e ke le jashte!”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.