AH, SIKUR TA DIJE nga Mimoza Çobo

Mimoza Çobo

AH, SIKUR TA DIJE

Mbi ty një rreze bie,
një rreze lashtësie,
kur shpall duel zilie
tërhiqesh nazelie.

Dorëzohesh paqësive,
me fije afshi krihesh,
ndër fllade ekspresive,
gjer në deje shkrihesh.

Kur perëndimit fshihesh,
enigmatike ngrysesh,
hipnotizon ca syresh
dhe vet,si pisha digjesh.

Tretesh hënë nën yje,
sytë mbulon me nyje.
Ah,vajzë sikur ta dije,
sa misterioze gdhihesh!

Ndaj të thonë bozhure,
tek ecën rrëzon mure,
sa djem ke lënë nën hije,
ah,vajzë sikur ta dije! …

Mbi ty një rreze bie,
një rreze bukurie,
djemtë vunë fasha zije,
ah,vajzë,sikur ta dije!…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.