AKILI nga Sulejman Mato

Sulejman Mato

AKILI
-tregim-

Akil Vasjari pas kthimit nga spitali kishte zënë krevatin dhe nuk cohesh më.Mjekët kishin knstatuar që sëmundja e tij, si enjtja ashtu dhe mpirja e këmbëve kishin shkaqe të ndryshme, enjtja mund të vinte nga një gjendje e përkohshme e shkaktuar nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, por mund të ishte dhe shenjë e një problemi shëndetësor, serioz,ndërsa mprirja e këmbëve që i kishte filluar t’i shfaqej papritur, mund të ishte shenja e parë e diabetit ,Mund të vinte dhe nga përdorimi i duhanit, mirëpo , Akil Vasjari, i kishte kaluar të shtatëdhjetat pa vënë as duhan as alkol në buzë. Ishte nje njeri i heshtur dhe i qetë, serioz dhe familjar, i kujdesshëm për familjen dhe i shmangur nga shoqëria e kafeneve.Ai nuk e kishte vrarë mendjen kurrë për të ditur dhe ca gjëra të thjeshta, si përshembull, pse Toka rrotullohej rreth Diellit, ose,kush ishte Akili i Mirmidonëve dhe pse ia kishin vënë emrin Akil. Kishte punuar tërë jetën si një dem në lërimin e arave të kooperativës, por dhe si një kal i hazdisur në prerjen e lëndëve drusore, në ngritjen e trarëve dhe në ndërtimin e shtëpive, jo vetëm në fshatin e tij por dhe në fshatrat përrreth.Vajza e tij,Vasilika, e martuar në Tiranë, kur e kishte shoqëruar për kontroll në spitalin “nënë Tereza”, e shqetsuar për shëndetin e të atit, kishte pyetur mjekun. “Ka qarkullim të dobët të gjakut në enët periferike”,- i kishte thënë ai . Kjo vjen dhe për shkak të moshës.Në mjeksi njihet si një “vrasës I heshtur”.Vec ilaceve të recetës,atij i kishin rekomanduar të pinte ujë, sa më shumë ujë, së paku tetë gota uji në ditë, pasi uji përmirësonte qarkullimin e gjakut.Mund të konsumonte mjaftueshëm hudhrën dhe xhenxhifilin.
Kur u kthye në fshatin e tij Adilja rregulloi dhomën e gjumit, solli mangallin që mbanin në kuzhinë, pranë krevatit të tij prej hekuri, hodhi përsipër krevatit një velënxë të ngjyer me bojë të kuqe, me që ishin ditë dimri dhe bënte një i ftohtë i hidhur. Ata kishin vite që flinin në dhoma të vecanta. Ajo flinte në një divan druri, pranë oxhakut. Pas ikjes së vajzës shtëpia e tyre e gjendur në krye të fshatit mjaftonte për të banuar dy të moshuar, Akili kishe disa ditë që kishte mbushur shtatëdhjetë e gjashtë vjec. Adilja gjashtëdhjetë. Akilin e njihte i gjithë fshati për një njeri të drejtë.E kishte pranuar jetën sic i kishte ardhur ,pa ankesa dhe pretendime. Një njeri që nuk shihte ëndrra natën dhe ditën nuk ëndërronte gjëra të pa qena. Ishin martuar me mblesëri.Para martesës Adilja e kishte parë Akilin vetëm një herë, shkarasi, ajo i kishte bërë bisht takimit me të, por dhe kureshtare,i kishte bërë përshtypje trupi i gjatë dhe ecja e drejtë…Propozimin , për martesën me Adilen ai e kishte pranuar pa hezitim, si një djalë i cili jo vetëm nuk merrte vesh nga këto punë, por edhe nuk e kundërshtonte dot vullnetin e të atit.Mirëpo, më pas u mor vesh se kjo martesë kishte dalë me sukses. Adila në rininë e saj kishte qenë një vajzë e shëndoshë, faqekuqe. Flokët i kishte të zes e të dendurNgjyrën e syve e kishte të vecantë, ngjyrë ulliri të gjelbër,me shkëlqim.E shkurtër, e shëndoshë dhe me gjoks tepër të madh për trupin e saj. Shumë nga moshatarët e Akilit ia kishin vënë syrin , e sidomos një djali i lagjes së përtetje,i quajtur Sabri.Ishte fati i Akilit që nuk ishte lodhur fare për ta pasur në krevat.
Muajin e parë pas martesës , kur Adila u kthye në derëbabe, sipas zakonit, nëna e saj e kishte pyetur.” Si është?“”I mirë…” “I mirë.dakort. Po si të duket si burrë? A keni ndërmend të nisni një fëmijë?””Po ai, moj mama, ..i kishte thënë ajo,- ai nuk ia ka haberin asaj pune…”Si, nuk ia ka haberin, moj?…”Ishte shqetsuar ajo. ”Po ja…Natën e parë sa më preku…dhe…E zuri gjumi..”E ëma u shqetsua shumë.Ju duk se dhëndërri i saj nuk ishte burrë..E nguci Adilën gjersa ia nxorri si me grep, se ai jo vetëm ishte burrë, por ishte shumë i ndjeshëm ndaj trupit të një femre.Me prekjen e parë prishej….”Ti të takon ta mësosh.- i tha e ëma.-Këto punë burrave ua mësojnë gratë…”Nuk u mor vesh se sa kuptoi nga këshilla e mamasë, por duhet të kishte kuptuar, pasi gjashtë muaj më vonë u kthye në derëbabe duke u dhënë lajmin gazmor; kishte mbetur shtatzënë.Pas lindjes së vajzës, gojët e këqia të fshatit nisën të flisnin; se fëmija nuk ishte e Akilit, se Akili ishte leshko, se Akili nuk lindte fëmijë. Ishte përhapur në fshat dhe një e fshehtë, sa ikte Akili në punë, Adilës i kërcisnin gurët mbi cati.Ishte Sabriu, nga lagjja e përtejme e fshatit, i cili kishte kishte kohë që i kishte vënë syrin Adilës dhe kishte shpresuar të martohej me të. Po llafet e fshatit shkrihen si bryma e mëngjesit.Ata kishin një jetë që kishin jetuar së bashku pa pasur kurrë grindje. Ishin lidhur me një dashuri të heshtur. Në atë famije nuk flitej. Kuptohej Kuptoheshin sic kuptohen dy dallandyshe që kanë ngritur folenë së bashku.

* * *
Pas kthimit nga spitali Adila I la të gjitha punët e tjera të shtëpisë dhe nisi të kujdesej vetëm për shëndetin e Akilit..Shumë herë e kishte pyetur veten në se kjo përkujdesje e saj ishte dashuri apo dhëmbsuri.Në fakt ajo asnjëherë nuk e kishte kuptuar cfarë është dashuria dhe cfarë është dhëmbsuria. Atë mëngjes,i përgatiti gotten e cajit te malit, me mjaltë , shkoi në dhomën e tij ,iu afrua te koka dhe e pyeti…”Do pish pak caj?”
“S’kam oreks.”,-iu përgjigj ai me një zë të shuar.-Këmbët nuk i ndjej fare, më duket sikur i kam prej druri…” Adila i vuri dorën te balli. Nuk kishte temperaturë. Ia la gotën e cajit te komodina, shkoi te bishti i krevatit, hapi jorganin nga poshtë dhe nisi t’i fërkonte këmbët…Këtë punë e kishte bërë dhe ditët e tjera. Ishte një përkujdesje e heshtur e plot dhëmbsuri për njeriun e jetës.
Gjatë ditës bënte dhe punë të tjera, pa mendim.Shkonte të bluante grurin në mulli, shkonte për shkarpa me kunatën e saj, në të dalë të fshatit, gatuante, shplante, por mendjen e kishte tek ai.E ndjente se po venitej e po shuhej dita-ditës,në qetësi. Gjatë ditës ajo merrej me kërkesat e tij, i përgatiste ilacin, i conte gjellën e ngrohtë te komodina, i fërkonte këmbët e ftohta, i jepte ujë, për të pirë, sipas këshillës së mjekut i jepte të pinte gjatë gjithë ditës, ,gjatë natës i qëndronte te këmbët, duke ia fërkuar me ngadalë…Të gjitha këto veprime ajo i bënte në heshtje, pa shkëmbyer fjalë…I vinte keq për këtë njeri të mirë i cili duhet të kishte dhëmbje të mëdha por i duronte në heshtje.Të nesësmen i vajti sërish te koka e krevatit,i coi cajin e malit me mjaltë,i foli por ai nuk u përgjigj. Në cast ndjeu dicka të keqe, kobzezë…Iu fut në kravat sic i futej dikur në kohën e rinisë.”Kam ftohtë”, pëshpëriti ai…Kam shumë ftohtë…” “E di.”, – i tha ajo. E mbështolli me krahët e saj të shëndoshë, mbështeti gjoksin e madh pranë fytyrës së tij, dhe ai, sikur u qetsua…Mbase nga që ndjeu për të fundit herë kënaqësinë e atij gjiri femëror…Një lot i ftohtë fëmije i rrështiti në faqe…”Po vdes…” tha me gjysmë zëri…”Mos kij frikë.” -i tha ajo…Ja ku më ke mua.” Në ato caste ajo solli ndër mend atë ditë të mallkuar, kur Sabriu i kishte zënë pritë pas murit të shtëpisë, e kishte kapur me forcë dhe e kishte shtrirë për tokë…Po të mos kishte ulëritur ajo dhe po të mos ishte gjendur në cast djali i xhaxhait të Akilit, kushedi cdo të kishte ndodhur. Akili këtë ngjarje e kishte dëgjuar qetësisht. “Mos u mërzit i kishte thënë Akili ,pasi e kishte dëgjuar mirë .-E pagoi me drurin që hëngri…Po do ta paguaj dhe më shumë, kur ta lënë gruaja dhe fëmijët…”Dhe vertet, ashtu kishte ndodhur.Atë cast dhe ato fjalë qetësuese të tij Adila kurrë nuk do t’i harronte.U përul dhe e puthi në ballë.Balli iu duk i ftohtë , si prej mermeri..I foli por nuk u përgjigj…E tundi por nuk lëvizi nga vendi.Në atë cast ajo lëshoi një britmë të madhe sa u tundën dhe trarët e shtëpisë. U hodh nga krevati me rrëmbim, pa ditur c’të bënte…”Iku…Më iku..Iku..”Vetëm këto fjalë mundi të thoshte me zë të lartë… Dhe sa mirë që i shkoi mendja të lajmëronte komshijtë…të lajmëronte vajzën ,të lajmëronte vëllezërit e Akilit, të lajmëronte të gjithë të afërmit, të lajmëronte të gjithë fshatin për këtë gjëmë të madhe që i kishte rënë mbi kokë .Se nuk mund ta përcillte dot e vetme, për në botën tjetër, atë njeri aq të mirë me të cilin kishte kaluar jetën…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.