ALMA nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

ALMA

Ka zëra në mbrëmje Alma,
Ka zëra, i dëgjon?
Të kujtohen zërat tanë dikur,
Muzgjeve me yje dhe grurë,
Bregut të lumit,
Dorë me dorë?

Nuk janë zëra bulkësh,
Mes kallëzave të grunjërave,
Mes rrekevë të ujrave,
Mes dritave të peshkatarëve
Dhe të qytetëve gri të gurit.

Më duket sikur prapë vijnë andej,
Më duket se vijnë edhe tani
Gjithmonë nga lumi,
Të zënë dorë me dorë.
Sikur të ishim unë e ti.

Janë zëra që nuk heshtin, Alma
Janë zëra të mbrëmjeve të largëta,
Zëra mbrëmjesh të freskëta,
Si në fushën e gjërë buzë lumit
Ku ne ndalëshim për të numëruar
Yjet e lashtë,
zogjtë,
dokrrat,
drurët,
rrugët
Pudhjet, unë dhe ti.

Ka zëra, ka zëra, ka zëra…
Ka zëra Alma gjithmonë.
Ka zëra që vijnë përtej qytetit tonë,
Përtej shtëpisë,
Përtej shtigjësh që s’reshtin.
Mba vesh Alma, të dëgjosh,
Sepse nuk janë të largëta
Si këto rreke të reja dritash,
Si këto rreke të rralla shirash.

Nganjëherë bëhen zogj dhe hapa
Nganjëherë ëndrra, Alma
Nganjëherë fëmijët që kemi.
Ka zëra Alma,
Alma, muzikën e tyre të dëgjosh!

Ka zëra në mbrëmje
Që të mbajnë zgjuar,
Që të bëjnë të mendosh,
Përtej netëve të freskëta,
Nga dashja dhe mosgjumi
Që vijnë gjithmonë nga lumi.

Nganjëherë janë zëra të ëndrrave,
Nganjëherë zogjë të kujtimëve,
Nganjëherë të fëmijeve tanë të rritur.
Jo zërëra të shirërave,
Shfrymë erërash të shtirshmë,
Gjurmë kuajsh të prishëshëm.

Mba vesh Alma të dëgjosh
Në këto orë të vona
Muzikën dhe kuptimin.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.