ANAKREONT, QENKE PLAKUR  nga Tanush Kaso

Tanush Kaso

ANAKREONT, QENKE PLAKUR 
-nga letërsia antike greke-

Anakreont, qenke plakur! – gjithë gratë më thërrasin,
Dhe pardje më dhanë në rrugë, një cop’ xham që të më ngasin.
“Na -më thanë- këtë “pasqyrë” dhe vështrou një thërrime,
Që të bindesh se në kokë s’të ka mbetur asnjë qime!
Edhe balli yt i rrudhur, na tregon pa na gënjyer
Se vitet e kësaj jete, nëpër këmbë të kanë rrëmbyer”…
Porse unë nuk e çaj kokën, kur më thonë: “babush u plake!”,
As që koka ime e djeshme sot ka mbetur lapurake.
Një gjë vetëm po mendohem, veç një gjë dua t’ju them:
Se gëzimet edhe këngët, edhe sot dua t’i kem…
Edhe çdo njeri i ngratë, që e ka zënë pleqëria,
Jetën duhet ta kalojë, si shkoj unë vitet e mia.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.