ANEKDOTA nga Thoma Duka

Thoma Duka

1,
Në një aeroplan udhëtonin disa të çmendur. Meqenëse të çmendurit bënin shumë zhurmë, piloti thërret një nga të çmendurit dhe i thotë:
– U thuaj të pushojnë të mos bëjnë zhurmë, sepse krijojnë problem në aeroplan.
– Në rregull, thotë i çmenduri do tu them. Pas disa minutash nuk dëgjohet asgjë në aeroplan. Pipëtin qetësia. Atëherë piloti thërret përsëri të çmendurin dhe i thotë :
– Ç’farë the tek të çmendurit që pushuan?
– U thashë, nëqoftë se duan të bëjnë zhurmë, të dalin në kopësht!

2.
Një i çmendur pa njëherë një njeri që rrezikohej të mbytej në det.
U fut brenda në det dhe e shpëtoi njeriun që rrezikohej. Kryetari i bashkisë të qytetit, kur dëgjoi ngjarjen e thërret për ta dekoruar. Para se t’i jap dekoratën, e pyet:
– Dhe nuk më thua djalosh, njeriun që shpëtove nga mbytja, ku e çove?
Dhe i çmenduri përgjigjet:
– E vara në një pemë që të thahet!

3.
Një plak i moshuar blen një celular dhe duke e përdorur , shikon se nuk mund të rrijë dot pa të. Nipi me shaka i thotë:
– O gjysh po kur të shkosh në dynjanë tjetër do na e bësh ndarjen e pronave me testament?
-Jo thotë gjyshi si me shaka, unë dua që kur të vdes të ma lini celularin në xhep dhe të komunikojmë nëpërmjet tij !Dhe një ditë vjen lajmi se gjyshi ndëroi jetë .Dhe sipas amanetit të tij celularin ja lanë në xhep .Nipi shfrytëzon një moment që ishte vetem dhe ja merr celularin.Kryhet varrimi dhe në darkë nipi dërgon mesazh . Arita shumë mirë.Të gjithë u habiten ,Si ka mundesi që gjyshi të komunikoj me mesazhe !?Pas një jave vdes një komshi dhe pasi varroset vjen mesazhi , Zenuni ariti mirë! Përsëri habiten njerzit e shtëpisë. Si ka mundësi !Ndodh edhe një vdekje tjetër dhe mesazhi nuk mungon. Faiku ariti shëndosh e mirë!Njerzit e shtëpisë bëhen kurioz dhe i dërgojnë mesazh :
-O gjysh a je mirë? Dhe përgjigjja vjen :
-Mirë jam por në varrimin tjetër më sillni një karikues se po me bie bateria!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.