ANEKDOTA nga Thoma Duka

Thoma Duka

Libri që keni në duar, të dashur lexues,  u shkruajt me qëllim që t’ju shplodhë dhe njëkohësisht t’ju mësojë të qeshni. Do t’ju ndihmojë të largoni melankolinë nga shtëpia. Ju ruan nga shakatë e trasha, gojët e ndyra që ju dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme. Ky libër u shkruajt me qëllim që t’ju shplodhë, t’ju argëtojë por njëkohësisht t’ju mësojë. Për këtë u mundova të përkthej dhe të mbledh anektoda që jepen gojë më gojë dhe nuk kanë emër autori, me qëllim argëtimin tuaj, në këtë periudhë të vështirë që po kalon populli ynë, sepse. e qeshura është muzika më e mirë, “E qeshura të shton jetën”.
Thoma Duka


1.
Njëri po shikonte një që po peshkonte. I afrohet dhe i thotë:
-Po të shikoj që sapo zë peshk e hedh në det. Pse nuk mi jep mua që jam njeri i varfër dhe kam pesë fëmijë për të ushqyer?
Dhe tjetri i përgjigjet:
-Peshkoj dhe i hedh peshqit në det, sepse më pëlqen proçesi i peshkimit! Kur je njeri i varfër, pse bëre kaq fëmijë?
Dhe tjetri i përgjigjet:
-Më pëlqeu proçesi! …

2.
Një anije po lundronte dhe nga lëkundjet e dallgëve një prift bie në det. Kalon një anije dhe i thotë priftit:
-O prift të hedhim shpëtuesen.
Dhe prifti i thotë:
-Nuk ka nevojë, se do të më shpëtoj Zoti.
Kalojnë dhe dy anije të tjera dhe i thonë të njënjtën gjë, por prifti jep përsëri të njënjtën përgjigje.
Nga të notuarit prifti lodhet, mbytet dhe vdes. Kur vajti në parajsë takon Zotin dhe i thotë:
-O Zot, pse ma bëre këtë, unë kisha besim tek ty?
Dhe Zoti i përgjigjet:
-Unë të dërgova tre anije për të të shpëtuar. Pse ishe t’i budalla,unë nuk kisha se ç’farë të bëja? …

3.
Njëri po shikonte 4 veta që mbanin një arkivol pjertas. Afrohet dhe i pyet:
-Pse e mbani pjertas arkivolin?
Dhe ata i përgjigjen:
-Po ta mbajmë drejt gërthet!…

4.
Gruaja kthehet naten vonë, një ditë më parë kishte ikur me udhëtim pune jashtë qytetit, kthehet nga udhëtimi dhe hap ngadalë derën e dhomës së gjumit. Shikon poshtë mbulesës të dalin katër këmbë. Merr ngadale shkopin e bejsbollit dhe fillon të godasë me sa fuqi kishte mbi ata që po flinin në krevat, sepse mendoi se burri ishte me femër tjetër. Pasi mbaron së godituri shkon në guzhinë të mbledh pak veten me një gotë verë. Kur hap derën shikon të shoqin duke lexuar një revistë.
-E dashur u ktheve!-i thote ai. -Kanë ardhur prindërit e tu për vizitë dhe u lash dhomën tonë të gjumit. I përshëndete? …

5.
Doktori i thotë gruas që priste në koridorin e spitalit:
-Burri juaj vajti në një vend më të mirë.
Atëhere gruaja fillon të qajë dhe i thotë:
-Më thoni që vdiq pa dhimbje.
Doktori:
-Kush ju tha juve që vdiq? Vajti në një klinikë private!!!

6.
Shkoi nastradini në parajsë dhe po shikonte nëpër mure disa ora dhe e pyet ëngjëllin:
-Pse jane këto ora në parajse?
-Me to masim korupsionin nëpër bote thotë ëngjëlli, varet nga shpejtësia që lëviz ora.
Nastradini shikon orën e Amerikes lëvizte pak. Shiko orën e Italise lëvizte shumë. I shikoi të gjitha oret, por orën e Shqipërisë nuk po e gjente dhe pyet ëngjëllin: ku ndodhet ora e Shqipërisë?
Ëngjélli: -E ka mar Zoti si ventilator! …

7.
Babai:
-Bir pse qan?
Djali:
-Pashë në ëndër sikur po digjej shkolla…
Babai:
-Nuk ka gjë ishte thjesht një ëndërr…
Djali: Prandaj po qaj se ishte endërr!
8:
Vdes një grua dhe pasi e qanë një ditë e një natë dhe kur e çuan në varreza nuk po qante asnjeri, në momentin që po e varrosnin dëgjohet andej nga fundi i njerzve një burrë që po qante me zë të lartë. I shoqi i gruas pasi e vuri re pyeti shokun e ngushtë që kishte në krah se kush ishte ai që qante ashtu si gomar. Shoku i tha se nuk ishte as vëndi e as momenti i duhur që t’i tregonte se kush ishte ai, por burri i gruas po këmbëgulte që shoku t’i tregonte të vertetën. Atëhere shoku i tha se ai që po qante kaq shumë ka qënë dashnori i gruas tënde. Në moment burri i së vdekurës, ju afrua burrit që e mbushi plot me dhimbje dhe të qarë. Pasi i vendos dorën në sup dhe me lot në sy i thotë:
-Të lutem mos qaj se unë do të martohem përseri.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.