APOTEOZË GRI nga Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu

APOTEOZË GRI

Qielli është gri
Toka është gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka ere
Era s’ka ere
S’ka ere lulja

Endrra është gri
Gjaku është gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka ere
Uji s’ka ere
S’ka ere bari

Moti është gri
Shpirti është gri
Gri dhe kënga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.