ARRATISUR nga Xhelal Ademi

Xhelal Ademi

ARRATISUR

Më vajti mendja të të kërkoja
Tek një gurishte zalli,
S`ka gjë se plagët dot s`t’i fërkoja
Më kishte prekur malli.

Vështrimit m`ecën karvane reshë
Mëngjesi shkrep i ngrirë,
Pse udhët vallë nuk bartkan peshë
Por kot nën këmbë jan shtrirë.

Ka kohë s`të shoh, ti s`je këtu
Mëkot rrugicat kapa,
S`më vijnë t’i shoh më sytë e tu
Tek sytë e mi që hapa.

Kan ikur gjithë, dhe ti ke ikur
Këtu s`do t’mbesë njeri,
U shprazën vatrat, oxhaqet fikur.
N`Kërçovë po bie shi…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.