ATEHERE

Qazim Muska

Mungesa jote mungese lirie qe,
Humbje graviteti;
Shpërbërje dhe kaos; 
Pa hapësirë, pa kohë, pa materie;
Pritje e ankthshme për një Big Bang të ri.

Gjithsesi,
Do të kthehesh një ditë
Kur muzgu i dëshpërimit të të ketë mbështjellë
Dhe bulkthi mes brinjëve të ta nisë vajtimin.

Atëherë,
Dimrat do të shkrijnë borën e vjetër
Dhe panjat e bardha do t’i gëzohen zefirit.

Rregulli do të mbizotërojë 
Mbi botën e mbetur bonjake dikur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.