AUTOPORTRET nga Ndoc Gjetja

Ndoc Gjetja

AUTOPORTRET

Vendbanimi: Në Lezhë me trup dhe mendjen
emigrante në yje.
Profesioni: Thurës ëndrrash dhe mbrojtës besnik i tyre.
Gjendja sociale: Mbetje teknologjike e
administratës shtetërore.
se nuk diti t’u japë përkuljet e duhura eprorëve.
Gjatësia: E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
Pesha: Sa vetja, sa ëndrra, sa fjala e thënë dhe e shkruar.
Shenja të veçanta: Një pentagram rrudhash
me nota trishtimi në ballë
dhe një mjekër e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
Sytë: Kafe me nuanca të turbullta pasionesh të djegura.
Ngjyra: E errët për fshehjen e skuqjes nga faje të lehta.
Titujt: I dekoruar njeri qysh në ditën e lindjes nga nëna.
Bindjet: Njeriun në jetë e bën të lumtur vetëm njeriu.
Antipatitë: Burrat me grada, gratë me shumë tule dhe miu.
Simpatitë: Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Mançes dhe Buda.
Frikërat: Shëndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.
Besimi: Në kryqin e tij që e mban përditë në shpinë.
Pasuria: Drita e mendjes me të cilën fitoi varfërinë.

EPITAF PER VETEN

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke 

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte. 

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
…Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes. 

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri “Nene”
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.