BALOZËT DHE KARAFILAT
Nëse vi në Vlorën tënde,
Në Vlorën tonë po të vi, Jonila,
Pushkën e Selam Labit do të marr
Dhe do të të qëlloj me karafila.
Deri sa e vdekur ti të qeshësh,
Karafilat në maj, Jonila, siç qeshin
Dhe do të ndodh atje buzë detit,
Buzë detit, rërës dhe bregut.
Dhe do të ndodh atje, Jonila,
Atje ku bëheshin luftëra me bajlozë,
Atje buzë detit të bukur Jon,
Ku dashuria dhe bajlozët gjëmojnë.
Pushkën e Selam Labit do të marr
Dhe do të qëlloj me karafila…
Bajlozët kanë luftërat e tmerrshme të tyre,
Ne luften tonë me karafila.