BIJTË E NËNAVE KU SHKONI nga Riza Çato

Riza Çato

BIJTË E NËNAVE KU SHKONI
(Gurra e Prodanit)

Bijtë e nënave nga shkoni,
që çani male dhe dete,
nëse djalin tim shikoni,
jepini ca amanete.

Amani ju lutet nëna,
për birin ulem në gjunjë,
si zog po më dridhet zemra,
qepallat s’mbyllen për gjumë.

Se më iku si një erë,
agimi nuk kish aguar,
kallogre ngela në derë,
nuk di pse më ka harruar.

Amani ju lutet nëna,
për birin ulem në gjunjë,
si zog po më dridhet zemra,
qepallat s’mbyllen për gjumë.

Ëndërrat për të më braktisën,
thoini po të vdes nëna,
qyqet vajin sa e nisën,
vdiq me sytë ngelur nga hëna.

Amani ju lutet nëna,
për birin ulem në gjunjë,
si zog po më dridhet zemra,
qepallat s’mbyllen për gjumë.

S’di a do ma gjëjë dhe varrin,
nëse kthehet ndonjë ditë,
me duar ta pastroi barin,
që t’ia shikoj nëna sytë.

Amani ju lutet nëna,
për birin ulem në gjunjë,
si zog po më dridhet zemra,
qepallat s’mbyllen për gjumë.

Ndoshta nga përkëdhelitë,
zgjohet nëna dhe njëherë,
bashkohem me perënditë,
dhe e pres djalin në derë.

Amani ju lutet nëna,
për birin ulem në gjunjë,
si zog po më dridhet zemra,
qepallat s’mbyllen për gjumë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.