BORONICAT nga Bajram Torba

Bajram Torba

BORONICAT

Ne enderr enderrova boronicat e kaltra,
Nje krisje karthie mes gjumit me vinte,
Nje kacube dellinje sec me del perpara,
Endrra ne shtrat bashke me mua rrinte.

Thithja aromen e rreshires se pishes,
Mes degesh me hala qe gishtat m’i shponin,
Syte i perpelita qe te shihja me mire,
Dy sy bojeqielli, te qeshur shikonin.

Boronice e kalter me vesen ngarkuar,
Pas teje shusherimen e embel degjova,
Me pas ca fjale me ere rreshire,
Me shpuan shpirtin, i ngrire qendrova…

Lundrojne rete, arratine kane nisur,
Qiejt e perhimte atje pas dritares,
Ti boronice mes shtegut harlisur,
Nga vesa shkundesh…sikur kerkon falje…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.