BUKA – POEZI- nga Elham Pasha

Elham Pasha

BUKA – POEZI-

Rreshqita tek sirma dhe rrenja e misrit
qe,me thuren theket e thekres se lashte.
Fjalen m’a bleu 
emblema e legjendes se lisit,
kur piken e ujet e kishin rreke e jet’, bashk.

S’e nderrova mendjen,
pse u shita pa cmim.
Rrenjen e vertet s’e ka fjala ,
por ndodhet tek buka.
Dhe Eva ka leshuar gjurme,
per te qene bime…
S’e kafshoi mollen
pa ardhur magjia e luga.

Per buken nuk lutemi
nga galaktikat- magnet,
por lidhemi tek sirma si zinxhir prometeu.
Keyebabillonisja, trendafilat i vadiste vet.
Edhe Arkimedi,per buken e dijen gjeometrine shpertheu.

Rreshita tek kalliri i grurit,si flori ipa tretur,
por miligonat me nisen
tek kulaci i Aristotelit…
Edhe guri per grurin
eshte faqe brazde i pa fjetur.
Te ngjite me parmende ne dore
me afshin e diellit.

Aristotelin, drithndricim
e gjeta me brum neper duar…
Hapa syrin e Poseidemit
qe, te rrithnin rreke liqeni,
por u ndodha midis dy fshikullimave,
si shkronjes i tradhetua…
Putha gjethen e misrit qe,
te hapeshin rruge bohemi.

Me beri me pashaporte poetike ,
vetem elbi epik
qe,grurin t’a korr edhe me draperin e ajrit.
Ndonse kam mbeshtetjen e lisit
ende nuk jam mik me ata,
qe,elbit te emrit tim
i vene xixen e zjarrit!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.