CIKËL POETIK NGA nga Tonin Nikolla

Tonin Nikolla

VJESHTA

Më ke thënë se për vjeshtën,
ke njëmijenjë dyshime…
Pabesisht e fillon zhveshjen,
kur gjithkush, mendon për dimër…

Fshehur gjetheve i shtrydh gjinjtë,
pikon musht, gjithandej…
Pastaj ankohet se limfa,
i ka shterrur, krejt ndër dej…

MURIQAN…

Këtu,
dy ndërtesa në një ¢ati të kotë,
ndajnë një shpirt në dy copë.

Dalim të kontrolluar.
hyjmë të tillë….

Sekretet e zemrës,
ligji…shpërfill…

Në dy pulla të këputura,
Muri Qan…

MINJTЁ

Brejnë karkalecat,
brejnë krimbat,
gërryen mola
a, si i thonë
tenja….

Por më të rrezikshëm janë MINJTЁ,
kur bëjnë fole në shpirt,
kërc – kërc,
bluajnë tek mendja…

***

Në epilepsinë e ditës,
mendimi i pa njohur, 
është prezent…

Si gozhdë e ndryshkur, 
në dru të NJOMË, 
ngulet marramendës. ..

C’botë e çuditëshme,
anormale…

Prodhon ” Intelektuale “,
në….
moçale…

MOS E QORTO VJESHTЁN !

Mos i thuaj gjë vjeshtës,
natën, kur gjethet i shkund…
Por gjej një triko të leshtë,
hidhe shpatullave si mund…

Di përjashta, bëj dy gjurmë,
deri tek pema në cep t’rrugës…
Të përgjosh, në flenë gjumë,
dy lypësit me sy lutës…

Nëse dridhen, kanë të ftohtë,
hidhu një vështrim të ëmbël….
Do buzëqeshin… Në tjetër botë,
do lodrojnë, me gëzim, në ëndërr…

Pastaj shpinën kthe ngadalë,
tret vështrimin, përtej, larg…
Pas një reje do të dalë,
syri im, yll që të lag….

Mos i thuaj gjë vjeshtës,
natën, kur gjethet i shkund…
Por dëgjo fjalët e gjethes,
nën puhizë, kur era i tund…

Thonë fjalë lamtumire,
stinës, që i këput, i humb…
————–

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.