CITIME POLITIKE nga Perparim Dida

Perparim Dida

CITIME POLITIKE

Ti hesht…!
sepse je i pasur,
nuk tê mungon asgjê nê jetê,
dhe atê qê tê mungonte,
i vuajturi ta dha.
t’a dha apo e rêmbeve,
ç’rêndêsi tani ka,
pêr ty êshtê e rêndêsishme ,
se vêrtetê u bêre “mbret”.

Dhe tani …!
pêr ato qê tê bênê mbret,
ti veç hesht…,
ato veç vuajnê…,
nê skamje e varfêri ,
po dhe nê vdektê ndonjê,
ti nuk tê prish punê,
se populli ka shumê.

Ti e di se pêrsêri
votên do marrêsh,
do tê ta jap “sovrani”,
apo do ta blesh,
ç’rêndêsi ka tani,
je pêrjetêsuar mbret
ndaj vetêm hesht,
fêmijêt tuaj janê rehat.
mos e vrit mendjen,
pêr popullin sakat.

Mospêrfillês…!
ti kalon rêndê, rêndê,
me njê dosje apo çantê,
thua se je i mençuri Sokrati,
apo i forti Akil,
dhe hallin e tê tjerêve,
njêherê se vlerêsove,
por vetêm i shpêrfill,
ti je mbreti katil !

Po ti sillesh kêshtu,
e di pêrse ???,
sepse…!
popull tê lodhur e ke,
dhe e di qê tê lodhurin ,
askush se pêrfilli,
lere pastaj i pa shpirti si ti,
si mund tê jesh njê human,
ti qê zotin e tradhêtove,
se popullin e mashtrove
se je njê shejtan,
djall me Biblên nê dorê
qê bukur e citove
si tê ishe njê shenjtor.

Ngjeshua …fort
dhe mirê ua bên,
futua sa mê shumê,
se populli shumê mban,
kêshtu ta jep votên ,
se si njê shejtan,
bukur lojên e luan,
dhe je i kujdesshêm
mashtron e fiton ,
me t’fshehtin program
vjedhe,vrasje,pêrçarje
gjer sa ti nxjerrish
fundin gjthçkaje,
djall je,djall ke pêr t’mbet,
me votên e vjedhur,
njerêzve tê sinqert,
mbret je,mbret ke me qênê
nê tokên e djegur.
nê tokên e nêmê.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.