ANEKDOTA nga Fakete Rexha

Fakete Rexha
  1. SHABANI

Shabani jetonte me nanën n’bjeshkë. Shokët dhe shoqet
e klasës e përqeshnin se nana e tij s’fliste n’gjuhë
letrare. Shabani i mërzitun, i tha t’amës, që kur ai t’ ishte
n’shkollë, nana ti shfletonte librat dhe të përpiqej ta
përmirësonte gjuhën. Pas disa ditëve nana shkoi për
ta zgju nga gjumi për n’shkollë:
– Shaban, a ti thyej nëna dy koqe vezë për sabahllak!
– Uh, nanë, atë nanë pa ta Q… mos ta lasha.
Qysh t’doket ty me ti këput dy cicat?

2. SHABANI DHE E FEJUARA

– Shaban? Përgjigju more!
– Ç’ka po do?
– Pse i ke sytë kaq t’mëdhenj?
– Kur kam qenë i vogël kam qajtë
tepër, aq shumë kam qajtë, sa mu kanë
rritë sytë!
– Uh, ta hangërt dreqi shpirtin, ty! Po, ma
mirë t’ishe pshurrë ma shumë…
– Qysh, moj me u pshurrë ma shumë…?
– Sa tu kanë rritë sytë, bile tu kish rritë
ai seni, bre dreqi t’marrtë qi po m’shef kaq shumë!

3. SHABANI DHE PROJEKTI POLITIK

Shabani, kishte dorëzu një projekt për ndërtimin e një
kompleksi të banesave. Drejtori i projekteve e shiqoi,
dhe e pyet Shabanin:
– Gjithë ky kompleks, me gjitha këto banesa e WC
s’keni parapa kërkund? Ku kanë me u dhi njerëzit?
– Z. Drejtor, kategoria e njerëzve që do t’vendosen,
s’kanë pse dhihen n’banesë!
– Qysh ore, s’kanë pse dhihen n’banesë? Po ku kanë
me i lanë bythët ata?
– Z. Drejtor, në katin e parë do t’banojnë pensionistët.
Ata me 40 euro n’muaj, le që s’kanë çka hanë, po
s’kanë as çka me dhi! Në katin e dytë – gjuetarët.
Ata dhihen n’mal. Në katin e tretë – politikajt. Ata,
çka e dhiejnë e hanë aty për aty. E, në katin e katërt –
gazetarët. Ata rrijnë veq përjashta. E, kur i kap zori
me u dhi, i thonë njani-tjetrit: hajt, epja qaty mbas
qatij druni!

      4. BRETKOSA N’DEF…

E bleva nji sallatë 500 gr. Morra nji enë t’thellë, e mbusha me ujë,
ia qita disa pika uthullë t’bardhë, e hapa kesen e futa sallatën.
Me shpinë kah lavamani tu e vu bukën mbi tavolinë, kur buuup diqka
si një dorë e burrit m’ra shpinës. Thash, koka fsheh dikush e tash dul me
m’mbyt. Deshta me marrë turr kah dera kur çka me pa?
Bretkoca! Prej sallatës, n’shpinë, n’tokë, e para kambëve
m’këqyrke drejtë n’sy. Shkova e thirra mikun tim n’telefon:
– Dy minuta i ki, fol, se jam tu dal me shokë!
– Unë jam tu tranu, e ti po mi ngjeh minutat a?
– Pse moj, çka ki?
— M’ka dal bretkoca n’sallatë asht tu m’këcy nëpër kuzhinë!
– A s’po mundesh me e nxan a?
– Ti, a po nin që asht kah m’këcen?
– Merre nji peshqir,qitja sipër nashta e zenë!
– Badihava.
– A zune a?
– Jo, jo! Hala po m’këcen!
– A di çka! A ki def?
– Po.!
– Ani, merr e bjeri, lodhet tu këcy, ngjitja kllap e gjuje.
– A po a? Po ti m’pshtove me ftyrë, bre!
– Po, çka me t’ba moj? Shyqyr ty bile po t’këcen,.
Unë kam harru kur m’ka këcy naj send!

      5. SHOKU DHE SHABANI

– Shaban, hajde t’hyjmë ta pijmë ka
nji kafe!
– Ja, tybe s’muj hiq me hyre. S’jam n’terezi.
– Pse burr, çka u ba?
– Le se m’denun policia 60 euro veq
që se pata vnu rrypin. Nanën ma kanë Q***
– Kukuuu bre po t’paskan sosë! Ani, a e
pate nanën me veti a?

     6. KUR VDIQ SHABANI

Kishte pas vdekë Shaban Shtaifelli.
N’vorrim nji grue po qanë aq shumë
sa po i ndihet zani deri te vorragjinjtë.
Njër grua tjetër, aty, afër saj e pyet:
– Cka e ke, që mërzitesh kaq fort?
– Po qajë, se dje ma lypi e nuk ia dhash.
U korita për pak!
– Auuuuu, hajt, moj mos u mërzit për
këtë punë! Jepja ndokujt tjetër e bane
nijet për shpirt t’Shabanit

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.