“DANUBI BLU” I SHTRAUSIT nga Agim Shehu

Agim Shehu

“DANUBI BLU” I SHTRAUSIT

Valsi niste si ëndër e tjetër bote
(nxënësit çapkënë e kthenin dhe këngë).
Mua më bëhej se më këshillonte
nga valët e fustanit tënd.

Ti bëje orbita prej pëllumbi,
unë valsit tënd mezi i bëja ballë:
Herë ndiqja “lumin”,
herë më ndiqte “lumi”
mbi pllakat e lëmuara në sallë.

Danubi ridhte diku larg në Europë,
madhor, i turbullt apo blu.
Unë kurrë s’em pashë,
as e mendoja dot
më të paprekshëm se në sytë e tu.

Një hark fustani, si një valë batice
zgjatej, më prekte…ngjethesha pa mënd.
E ftoja pranë…ajo prapë tërhiqej,
i mblidhej si për mbrojtje trupit tënd.

Ndodhte, në rastin më të qetë
të shkelja këmbën si fajtor…
dëgjoja Shtrausin nga bota tjetër –
qeshte me vete për humor…

Ne maturantët ëndëronim shpesh
atë magji vallzimi përmbi valë.
Danubi ridhte qetë midis nesh,
ca “mbyteshin”, ca delnin “gjallë”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.