DASHNITË E MËDHA
Bâna, cka s’ bâna
per me mbajtë gjallë dashunin tonë;
Pushova në krahërorin e ni burri t’huej që
ty tē mos rândoj pesha e trupit tèm e vdekun
Shpika fjalorin sy-duar, sy-faqe qē
që ty të mos mungojē zâni,gjuha ime
Ika, ika larg e mâ larg teje qē
ti të mos marrësh n’thue nē kâmbēt e mia…
I kemi duart e gjata, tē thash e
mbahemi pērdore …saherë që don të vrèt vetëtima
Po i lâ ndjenjat të leshohen lirshēm …kudo…
nē kup’ t’qjellit bērtita
Dhe t’u dor’zova …po bre …t’u dor’zova
si gruaja dhimtēs gjatë lindjes së një fëmije
Dhe nuk harrova .. jo bre …nuk harrova qe
Dashunit e mēdha
kanē qasje të lirē