DASHURIA
Sec e mora rrugen
me shtemba ne duar
ecja me koke ulur
e qete dhe e gezuar.
Atje ne te zbritur
pash nje djale te rritur
vjen drejt e tek mua
dhe nje ndjenje mu zgjua.
Syte nuk ia hodha
por shkoj drejt ne krua
papritur u drodha
kur me foli mua.
Ckemi; vajze si jeni?
me pyeti ai djale
koken nuk e ngrita
por eci pa fjale.
Emrin si e keni
djali prape me foli
pergjigje pse s’ktheni?
dhe nga para m’doli.
Rrugen e nderrova
dhe hapat shpejtova
ne shtepi kur shkova
syve s’ju besova.
Per nje cast mendova
mos valle u rrembeva?
dhe shume u pendova
qe dy fjale s’kembeva.
Porten hap ngadale
dhe dale porsi ngjale
te shikoj ate djale
dhe ti them dy fjale.
U mundova kote
djalin me se pashe
kjo zemra me thote
se n’dashuri rashe.