DEMBELI DHE NGARKIMI I FËMIJËS… nga Thoma Duka

Thoma Duka

1.DEMBELI

Një dembel ishte shtrirë në rërë pranë detit,kur papritur dallgët sjellin një llampë me një xhind brenda.
-Të lutem hiqja tapën shishes,i thotë xhindi dhe do të plotësoj tre dëshira.
-Ik se përtoj!
-Të lutem shumë, vetem tapën duhet t’i heqësh,i thotë xhindi.Të premtoj që pasi ti kem plotësuar dëshirat do jesh njeriu më i lumtur në botë.
-Mirë,po ta heq tapen! Xhindi sa u lirua i thotë:
-Më thuaj tre dëshirat!
-E para meqë përtoj të eci dua një kalë, që të mos lodhet kurë.Sa mbaron fjalën aty shfaqet nje kal.
-E dyta meqë përtoj më i hyp t’i lart në kalë.Pa mbaruar fjalën ai gjendet mbi kalë.
-E treta, dua dhe një bretkocë.
-Bretkocë? Mirë të tjerat i kuptova pse i do, po bretkocën për ç’farë e do?
-Pse kush do ja bëj “ncëk ncëk” kalit,unë?

2.NGARKIMI I FËMIJËS…

Thanasi është kontrollor i një prone.Një ditë e thërret pronari i tij.
-Dëgjo Thanas! E di besimin që kam tek ty.Dua diçka nga ty.Tani kohët e fundit shikoj vajzën time shumë të shqetësuar dhe një më dy shkon tek prifti.Dua të mësosh se ç’farë ndodh.Tani që do të kaloj prifti t’i do hipësh në fik që të fshihesh dhe kur të jenë poshtë fikut do të dëgjosh se ç’farë do të thonë.
Dakord?Merr dhe një pesëdhjetëshe për mundimin tënd.
Thanasi merr pesëdhjetëshen dhe bën ashtu siç i thotë pronari.Pas pak siç është lart në fik shikon priftin dhe vajzën që afrohen.Qëndrojnë poshtë fikut dhe vajza thotë:
-Patër nuk di se ç’farë të bëj…Si të ta them?
-Thuaje fëmija im.Mos u vështirëso nga mua.
-Si të ta them?…Pres fëmijë.
I tronditur Thanasi hidhet nga fiku dhe bërtet:
-Kurrë, kurrë me asnjë mënyrë.Me një pesëdhjetëshe doni të më ngarkoni fëmijën?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.