DERI NË MUZG…
Po të më shfaqesh
si e nesërme,
do të bëhem e sotmja
që të ndjek
nga pas…
Të shoh nga larg
e të ngatërroj në mes rrezesh,
deri në muzgun e pafat.
Në muzgun tim
je mëngjes i bukur,
edhe kur terri nxin
e të djeg.
Të shoh nga afër
e të ngatërroj në mes rrezesh,
deri në muzgun e pafat.
ME DASHTË
Me dashtë
ndjenjat sipërore
të nji mjesi që zgjohet,
mendimet e hyjnizueme
të mbramjeve n’amshim,
me dashtë naltësitë prore,
lindjet dhe perëndimet
prej mbramjes në agim.
Me dashtë
mendimin ndjenjë,
deri sa të shuhet,
me ndje pa mendue.