DESHTË DHE DHELPRA nga Ismail Hyda

Ismail Hyda
 DESHTË DHE DHELPRA

Pas nje shkembi kruheshin deshtë,
Ca linin brirët, të tjerë leshtë.
Kalon dhelpra,u flet terë levdata.
-Do therras ujkun t’ju japë dekorata!
*
Lisi dhe deshtë

Nje dash kruante brirët te një lis,
E godiste shpesh, për qejf, butësisht.
Lisi u shqetësua, shkoi te mbreti u ankua:
-Madheri, i tha, deshtë po bëhën terrorist!
*
Qeshi Mbreti. Thirri rojtarin e pyllit, Qukapikun:
-Tregoi lisit, kush janë armiqtë e këtij të vërtetë!
-Ruhuni nga krimbat, mizat, o lis kreshniku,
Që e shtrijnë pyllin perdhe e jo nga deshtë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.