DHIA, NAZELIA nga Burbuqe Esti

Burbuqe Esti

DHIA NAZELIA

Hipen dhia ne maj t’catis
dhe i bene naze tagjis
i thot cjapi hajde me mua
zbrit moj grua se te dua

Hajde moj e mira dhi
te hame bashke kete tagji
se po t’pa ndonje femi
do veproj njelloj si ti.

Prandaj hajde zbrit ngadal
te kam xhan e do ta fal
se ne mal dua te dal
te shetis goc edhe djal.

I thote dhia jo nuk zbres
ketu lart dua te mbes
qe te shoh ty ne mengjes
te kullosesh bar me ves.

Edhe une do ha tagji
ketu lart permbi cati
t’me japesh pak rendesi
dhe t’mendosh ti per femi.

Se te tille jeni ju cjeper
co c’ju duket ajo mjekerr
ju duket vetja e pjekur
ne kok briret ju kane mbetur.

Me-me-me e me-me-me
na e ngre ti ate ze
po ce do veshin s’ta ve
s’te degjoj me per asgje.

Shume je plakur e je ngjirur
por kjo gjuha te eshte zgjidhur
t’duket jeta shume e hidhur
qe kur me mua je lidhur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.