DHJETË ROBËRIT E DETIT… nga Fatos Luta

Fatos Luta

DHJETË ROBËRIT E DETIT

Vështronin dhjetë robërit, shpatën e mbretit,
Në përgjigjiet e dhjetë pyetjeve, u varej jeta;
Ndaj, qëkur u kapën si peshq n’mes të detit,
I vunë sy, të mençurit, t’u përgjigjej të dhjeta.

Kishin dëgjuar, do t’lozej, si macja me miun,
Na ishte një ndër njerzit më t’ditur, ky mbret;
Ato pyetje, si majë shpate e dridhnin njeriun…
E nisi:-Cili përgjigjet, apo secili pyetjen e vet?

-Sër, t’dhjetë shpatave do u përgjigjem unë!
Dhe vërtet, nëntë pyetjet, sikur i pati n’kokë!
Por, në s’i përgjigjej të fundit, s’i bënin punë…
-Çfarë ka më shumë, ujë apo tokë kjo Botë?

Nëntë të tjerëve, po u dridhej trupi si purteka,
Shpata u lozte në bebe, tek vibronte nga lotë…
U mendua i mençuri e gati sa s’thirri, eureka:
-Ka tokë zotëri, se dhe uji qëndron mbi Tokë!

TEK FUTEM NË KORÇË…

Era po i lëvizka retë, si bariu kopenë,
Dhe n’vesh më vijnë tinguj melodish;
T’jetë fyell bariu apo nota nga Alienë,
Ajo RE maxhore si një zile mes dhish?

Ashtu si i dehur, e mbaj frymën gjatë,
Jam a jo n’Korçë, mes telave në kitarë?
Apo, alienët të kenë mësuar serenatë,
T’kenë zbritur t’këndojnë me korçarë?

“Është këngë e bukuroshes, bre djalë!”
Sikur po më thoshte ai zë brenda resh;
M’u mbushën sytë, oh, sa paskam mall!
Çupka më tund dorën e më buzëqesh…

ETALON…

Çdo njeri në vetvete ka etalone si shembuj,
Gjatë jetës vijnë natyrshëm, me adrenalinë;
Si shembull: Kur situatat të kthejnë në lepuj,
Skënderbeu t’vjen me kalë, bëhesh më trim.

Por, mua s’më pëlqejnë luftrat, për etalone,
Edhe pse idhull do kem Skënderbeun tonë;
Pëlqej të them se, n’art-aktrimi kam Stalone,
Dhe ispirues pende, t’madhin Xhek London.

N’rekorde dashurie, shembuj ka në shumës,
E mund të thuhet klasikja: Romeo e Xhulieta;
Mund të thuhet dhe për bijën e Montezumës,
Apo poetin persian, që notoi nëpër tre detra.

Mund të merren: Ainshtajni, Edisoni, Galileu…
Etalon frymëzimi do të mbetet, edhe Darvini;
Edhe rezistenca, që i bëri Zeusit, Prometeu,
Apo qindra e qindra dishepuj që ka njerzimi.

Por, për privim kohë-jete, etaloni ekzemplar,
Mbetet Galua*, që e zbrazi kokën në dy netë!
Në dyluftimin e pabesë, vërtetë mbeti i vrarë,
Por, matematika hedhur n’letër ngeli përjetë…
———————————————
* Évariste Galois (1811-1832), matematicien francez.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.