DIMËR nga Dhimitër Pojanaku

Dhimitër Pojanaku

DIMËR

Ç’është ky lot thellë në liman?
Era fryn e dot se than!
Varkë e dashurisë,
Qan.

MALL I FSHEHTË

Pranë pyllit me bredha,ra vjeshtë,
Dhe bredhat i dogji zili e fshehtë,
C`është kjo stinë,nga vjen,ku rron,
Aty shushurimë,atje ciklon,
Aty lodron shkujdesur krejt,
Atje trishtohet,vuan,s`flet.
Ç`është kjo stinë,nga vjen,ku rron,
Ç`i ka ato ojna sa dheun tundon,
Përse ky rrëfim i drojtur,kthjellët,
Si rrezja e thyer në qoshen e errët,
Dhe bredhat kërkonin të ndjenin pak vjeshtë,
A nuk mund t`i merrte njëherë në kaq vjet,
A s`mund t`i shkopsiste të paktën njëherë,
T`u hiqte pak rasën e dhjakut të mjerë,
T`u hidhte një nga petkat e saj,
Pastaj të përmbysej,të vdisnin pastaj.
Po ishin krenarë me rrënjë e me degë,
Rrihnin së larti,shtireshin të qetë,
Sa dhimbja e fshehur, do shponte për jetë,
Dhe vjeshta kurrë s`diti, se donin ca vjeshtë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.