DITË E NISUR TERS
I vrasim vetë agimet me stërfjalët e hidhta,
në të qindin e sekondit të gjitha i themi.
Vështrimet vdesin, ajrit mbeten të kithta
zbrazim depozitën dhe fjalë më nuk kemi
Gjithë vrerin e spërkatim në trupin tonë,
si helmi që bie mbi gjethe të hardhisë.
Djeg e dhemb e gropëza në lëkurë gërmon,
fiket e fishket në çastet e egra të vetmisë.
Harrojmë, kujtojmë se u bëmë fitimtarë,
betejë e fituar me të lënduar, pa të vrarë.
Në vend të luanit trofe është një gomarë,
egoizmin ruajmë si flamur pas vetes të pandarë.
E trazojmë fjalën, sa më të hidhur ta gatuajmë,
logjika rrokulliset dhe ortekët nuk vonojmë.
Anës rrugës me duart lart zemrat përgjërohen,
fjalët si korba fluturojnë, zënë e shkallohen