DO T’I GRIS CA VJERSHA nga Vojsava Nelo

Vojsava Nelo

DO T’I GRIS CA VJERSHA

Do t’i gris ca vjersha.
Ca njerëz do t’i flak.
Ca njerëz që i desha gjer tek ylli më i largët,
ku besoja,
se mund të mbërrinim bashkë.
Në rrugë e sipër të qetësonim shpirtra,
ditë të acarta,
dhe herë pas here të shëronim ndonjë plagë.

Por… Fantazi. E tëra fantazi
që u fik
si dritat e një qyteti të madh në orët e vona të natës
një e nga një,
pak e nga pak.

Do t’i gris ca vjersha.
Ca njerëz do t’i flak.
Ca njerëz me të cilët besoja,
se mund të mbërrinim gjer te ylli më i largët,
po kurrë,
te kjo natë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.