DO TI nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

DO TI

Do ti që t’i flasë detit për ty?
Do që t’i them se je e dashura e poetit?
Do që t’i them valëve të të duan?
Do që në këmbët e tua ta bie bregun?

Do që të të vesh peneli i pranverës?
Do që të të marrë era të të mbajë në duar?
Do që të bëhesh një pulëbardhë e gëzuar?
Do që të puthesh me qiellin, diellin, mua?

Do që të bëj për ty çfarë ti të duash?
Do që të bëj ty çfarë do që ti të jesh?
Do që të jesh poezia më e bukur që shkruaj?
Do që të më bësh mua vërtetë poet?

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.