DRITË NË HIJE nga Zoica Gjolla Popi

Zoica Gjolla Popi

DRITË NË HIJE

Nje rreze ne perendim
pa perenduar, mbeti pezull
ne nje melodi violinash
valet shkumbezuan
nje vallezim pergjysem lame
pergjumur zgjuar.

C’e thithi perendimi
lumturine e belbezuar
mbi cilen vale u mek e qeshura?
Oooh….diku ngaterruar
diku zbuluar.

Ne driten e shpirtit
mbeti fshehur
dritehije e zbehte
lekundur, lenduar
por, nje zog i vone
mbi peme ciceronte

E kishte me ty?
Apo e kishte me mua?

NË DRITËN TËNDE

Ne cilin qiell fjetem mbreme
qe Venusin se dritheruam?
Se kam nje shpirt ,more
per te dhene
per nje fjale qe ti s’ma thua.

Pse se gjetem vehten mbreme
e nje yll padashur shuam?
Se kam dy sy, more per te dhene
ne driten tende per tu zgjuar.

C’me ben te cirrem, te uleras pa ze
Psheretime kenge mos u befsh!
Ndezur ne prushin e perveluar
kur ti don, se une dua!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.