DUARTROKAS nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

DUARTROKAS

Duartrokas levizjen e limfes ne damaret e pemeve
Qe s’di te pushoje nje minute
Perqafimet e yjeve me henen gjate neteve
Nen kete qiell te purpurte

Duartrokas gezimin e lypses se vogel kete mbremje
Me nje kukull prej gjethesh ne duar
Dallendyshen e majit qe po lidh fjongon tende
Me sqep te praruar

Duartrokas biseden e varkes me varketarin ne det
Mbi valet qe ushtojne
Ata jane te dashur nga sot e kaq vjet
Por s’kane qejf ta pranojne

Duartrokas luleshtrydhet e para qe porsa u bene
Dhe nena ne cast mi dhuroi
Une s’desha ti haja se nuk me pelqejne
Por ato mu shkrine vete ne goje

Duartrokas kete dite pa sherre dhe plumba
( Eshte gje shume e rralle kjo qe ndodh)
Kete shesh qe u mbush vetvetiu me pellumba
Dhe mbi ta asnje gure nuk u hodh

Duartrokas kete diell qe mu ul mbi qerpike
Cdo akuj pandjere zu te mi shkrije
Dhe une nga gezimi si thenkam dot ik
Sado qe kam zene te djersij

Duartrokas kete vajze qe vallzon me nje flutur
( Ska gje se me jane bere duart gjak )
Me kish marre malli te shihja ca caste te bukur
Dhe te gezoj qofte dhe pak ,qofte dhe pak.

PUTHJE NË SHI

Ne po puthemi
Po bëjmë atë që bëjnë të tjerë
S’na bëhet vonë për shiun
që bie.
E lëmë të bjerë.

Prej zogjsh të lagur
dridhet ajri
Dhe flatra gjethesh pa adresë
Askush s’guxon të ikë i pari
Do rrimë këtu gjer në mëngjes.

Këtë muzg të malltë
që të ka mbetur
Me buzë kam nisur
të ta fshij
Ne jemi sot të njëri-tjetrit
Dhe kurrë të këtij relievi gri.

Gjer thellë në kockë
është qullur toka
Por sa çudi, oh sa çudi
Unë asnjë pikë s’kam ndjerë
tek koka
Dhe asnjë pikë s’ke ndjerë as ti.

Më kot vetveten dimri
shkund
Dhe valle shiu hedhin
retë
Ne vetëm puthemi pafund
Se kemi çadër, qiellin vete.

E DIELA PA ZOT

Nje dite e zakonshme si gjithe te tjerat
Me njerez qe shkojne kot me kot
Me tinguj kembanash qe shuhen nga ererat 
Pa ,lutje ,pa meshe ,pa zot

Nje dite fustan rrudhur dhe fytyre prej meshire
Nen klithma lypsaresh perqark
Me pjaten e supes pa pike yndyre
Qe pret te pushoje ne stomak

Nje dite sypergjumur me cjerrje sirenash
Ambulanca qe vijne kur ti vdes
Fytyra vrastaresh ne ndenjese prej bencash
Dhe fqinje qe s’thone kurre :Mirmengjes

Nje dite goje pa lare dhe gogesima perversesh
Ne bare ,ne lloto ,ne klub
Nje turme qe tall veten me zera te dejshem
Dhe ajrit i ben plage ne trup

Nje dite e zakonshme made in provinciale
( I njejti peisazh si cdo dite )
Ku fryhesh pa fund me kafe dhe cigare
Se koha si gjarper te mbyt

Nje dite mjegullore me protesta dhe gure
Me shpresa dhe xhepa te vrare
Ku nisesh diku dhe atje s’mberrin kurre
Se rrugen ta mbyllin me trare

Nje dite kepuce shqyer si gjithe ditet e tjera
Ku ajri qe thith te ngjall ndot
Ku lutjet ne kishe i shfleton vetem era
Dhe mesha e radhes , ngjan kot !

PERVUAJTJE

I pervuajtur ky lume qe se njeh me vetveten
I thare mizorisht nga kjo stine
Te pervuajtura gjethet , qe dalngadale po treten
Dhe shfryjne maje degesh merzine

I pervuajtur bregu me kallama te djegur
Bretkosat qe kuasin cdo nate
Peshkatari i plakur me rrjeten e verber
Qe kthehet ne shtepi duarthate

I pervuajtur dhe shtrati me zaje te murme
Me llumra dhe baltra mbuluar
Gushkuqi mbi ferre me sy te pergjumur
Qe ende s’beson se eshte zgjuar

E pervuajtur kjo ure me kembe te thara
( Me keq veten kurre se ka ndjere)
Syhapur sheh endrra me shira te kalter
Dhe pse si kane dale asnjehere

I pervuajtur peisazhi , ku s’sheh asnje hije
Ky Maj qe nuk duket si Maj
Me shkuan gjithe ditet duke pritur te vije
Por vapa ben punen e saj !

I pervuajtur ky diell , mes qiellit gozhduar
Qe s’resht gjithesine duke vrare
Do te duhet dikush qe ta shtynte me duar
Dhe shiut ti cojne fjale sa me pare !

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.