DUKE PARË NDESHJEN ME TY nga Lumturie Spahija

Lumi Spahija

DUKE PARË NDESHJEN ME TY
-me babën-

Në krahun tem te djathtë je ulë
Shohim bashke:
Gjermani-Argentinë!
Rrin si në thumba,
Tan kohën lëviz.
Emocionet therin!
Në minutën 113 ndigjoj
zanin tand t’ambël :Gooool!
Zgjasim krahët e perqafohena!
Prit!Prit!-më thu,
S’ka mbaru akoma!
Edhe 7 min të tjera bashkë!
Ti gjithmonë afër mejet,
krahu jem i djathtë!
Askush nuk t’sheh
Veç dëshira jeme!
Askush nuk t’ndigjon
Vetëm zemra jeme!
Bashkë shohim e gzojmë:
1 me 0 !
Mbasanej të dy, të lumtur,
Shkojmë e flejmë në paqe!
Ti ne qiell ,
un ne toke!

KUR NATA FILLON ME RA N’MU

…me errsu dhomën,tavanin,
Filloj mos me dallu deren
Dritaren,rrugën,njerzit…
Mbylli sytë
E filloj me imagjinu Zotin
Dhe shoh:
Diell!
Dritë!
Det!
Gjelbërim
E njerez të lumtun!

E mbahet mos me hap ma sytë,
Ah,sa e qetë asht kjo dritë!

NESËR

Neser du me dal n’rrugë
Pa rroba,
Veç me lëkurën teme!
Me ec përball njerzve.
Mu plas ball per ball me ta!
Me kuptu,
kush vlen n’kyt jetë:
Një maskë apo lëkura e vërtetë?
Nesër du me dal n’rrugë
Lakuriq!
E veshun veç me lëkurën teme!
E veshun veç me shpirt!
Pa gjak!
Pa mish!
Shikoni,
Njerëz!
Shikoni skeletin tem!
Mos i mbuloni sytë
Prej marres as frigës!
Edhe ju, si une jeni:
Skeleta!
Skeleta t’mbulum
me shtresa mëkatesh!
Me merren mentë
M’duket sikur jam në ferr!

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.