DUKE PUSHTUAR QIEJTË nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi

DUKE PUSHTUAR QIEJTË

Thuamëni në e kemi pushtuar qiellin
Të gjithin e në sa metra lartësi
I jemi afruar ëndrrës,jetës,vdekjes,
Megjithse asnjëherë s’më kanë
Pëlqyer pushtimet,
Se i quaja e drejtë e çmëndur
E diktatorëve,thuamani se,
Sot synoj të pushtoj të bukurën
E pa dalluar ndonjëherë prej meje,
Të pushtoj frikën dhe ti them
Se është e pavlerë,
Vdekjes se është një gënjeshtër,
Të thith ajrin e pathithur prej ëngjëjve e shpirtrave,
Dritën e zambaktë të yjeve ta prek me dorë,
Gjithë hapësirat e qeshura
E skutat e errëta të shpirtit të globit,
Sekretet e mëritë e reve,
Ndonjë shenjë prej Zotit tim,
Zjarret e pashpirta
E inatet e vetëtimave hakmarrëse
Si shkarkesa energjish përbindshash të këqinj.
Të gjitha dua ti kem në zemër e në sy.
Është hera e parë
Që më pëlqejnë pushtimet,
Nga koha kur të pushtova Ty.

EDHE YJEVE IU IKËN FËMIJËRIJA

Edhe yjeve iu ikën ngadalë e pa u kuptuar fëmijëria.
Ndryshojnë si njerëzit duke u shndrruar në kurora
Pluhuri e gazi,me nuanca të ylberta qiellit,
E më mbeten në mëndje,ashtu të bukur,të dashur
E të dhimbshëm.Dhe e kam të vështirë të mësohem
Pa dritën e tyre,pa fëmijërinë tonë,pa egzistencën e saj.
Shpesh në qiell shikoj yje të shumtë e të largët,
Që ndriçojnë qënien tonë dhe kur i kemi harruar,
E si për t’i kujtuar,marrin formën e çapkënllëqeve
E lodrave tona.Ndaj mbetem i befasuar
Nga drita e tyre e freskët,e pa thinjur…
Ndjej dhimbje kur ndonjë yll shperthen qiellit
Në një vdekje të bukur.Por në çaste vetmie yje të tjerë
Më ulen pranë në stolat e syve,më fshijnë lotët
Duke më përkëdhelur me dritën e kujtimeve,
E marrin forma dhimbjesh e gëzimesh,
Forma lulesh e resh,forma gjethesh e zëra shokësh.
Ndaj,kur shikoj ndonjë yllësi në qiell,
Më ngjason si yllësia jonë e bukur,
Që ndonse e largët dhe e ftohtë,do më japë dritë
E lumturi sa të egzistojë edhe në një fije bari.

FJALË TË BARDHA

Bie kaq shumë dëborë
Në formë fluturash të bardha dashurie,
Sa fjalët e rrobat dimërore
Që kemi veshur ne, dhe drurët,
Morën ngjyrë të bardhë,
Si ëndërr nuseje
Plot me flutura të tretëshme mbi supe.

Tashmë, flasim vetëm me avuj të bardhë
Që ngrijnë si zambakë buzëqeshje,
E befas shndrrohen në fjalë të bardha
Që me zor shqiptohen prej të ftohtit.

Buzët, eh, vetëm buzët e petalta,
Mbetën në ngjyrën e kuqe,
Buzëve s’u mbeti asnjë flutërz
E bardhë dëborë,
Asnjë kristal i ngrir e shënjë dimri.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.