DUKE SHKUAR PËR TIRANË nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

DUKE SHKUAR NË TIRANË

Duke shkuar në Tiranë
Më këndohej emri i saj,
Është behar dhe sytë e saj
Gjithçka Joni i kanë marrë.

Që nga Joni dallgë e valë…
Deri tej ku qe një ishull,
Ku unë luaja e ajo fshihej
Me një zemër për gadishull.

Në ka dalë, a në s’ka dalë,
Nga ta dish të bëhesh prush.
A të digjesh kot së koti,
Nëpër qiell e nëpër udhë?

GUSHTI

Kur do vish?
Nga pritja po bëhem uj,k.
Ujk me dallgë e sy blush…

Kur po vjen?…
Nëse nuk vjen,
Bregu nga pemët do të zhvishet,
Gjethet nga pemët,
Unë nga sytë, blutë dhe fjalët.

Do bëhem polumbarë,
Të të kërkoj,
Për frymë dhe të qeshur,
Të të bëj mol, breg
Për pemë e freskë…

Fabrikave do do tu postojmë aq shumë lule,
Dhe mesazhe
Sa do të hutohen dhe do të fikën nën yje.
Përmes qetësisë dhe mendimit të tyre,
Njerëzit do të marrin postën
E muzikës së dallgëve
Dhe yjet e gjallë të malëve.

Hotelet do të pëlcasin prej yjeve dhe luleve.

Natyra një gjysmë nudo,
Gushti- Festë e zh,veshur lulesh.

TI JE ATJE

Ti futesh kaq thelle ne boten time
Sa me rrethon me dashuri,
Dhe me me prekje.
Unë e kam mendjen se mos qielli Hutohet,
Hutohet dielli, yjet, hëna dhe Rrezohet avioni
Qe do të më sjellë te ti siç të kam Premtuar.

Është avion i bukur si tërë ata që Ngrihen,
Çajnë erën
Dhe të lodhur pastaj prekin tokën.
Ky fluturim dhe mendimi qe ti po më Pret
Ma bënë ma të bukur
Mendjen, kokën edhe gotën.
Unë do të shpërndaj në krahët e mi Dhe të verës.

Sepse ti je atje që do të më presësh.

 

 

 

 

 

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.