DY DEDIKIME nga Perparim Dida

Perparim Dida

1.
Dedikim…

Atyre që qajnë natën,
pasi të tjerët flenë dhe të mos ti dëgjojnë…
Dedikuar atij që vuan,
por që qesh me të tjerë,
duke u shtirur sikur nuk ka asgjë…
Dedikuar atyre që gabojnë në jetë
por gjejnë akoma force që të riprovojnë…
Dedikuar atyre që fshijnë lotët e mikut
dhe nuk kërkojnë asgjë në këmbim…
Dedikuar syve të tu që tashmë po lexojnë,
por që pas një ore do e kenë harruar…
Po nuk ka rëndësi: sepse jeta është vetë kështu !

2.
E dashur…!

Ti je nê gjum me êndêrra ndoshta,
por unê njê lule maji dua me ta sjellê.
Qê êndêrrat e tua tê jenê tê freskêta,
si freskia e luleve qê çelin nê pranverê.

Duke shijuar aromên mua mê êndêrro,
dhe unê si engjêll pranê teje do tê jem.
Nêse ti nê êndêrr mê thua se tê shoh,
kaq mê duhet mua nê êndrra bashkê flem.

Xhanêm kêta êndêrrat qênkan tê mira,
brenda tyre ka mbet edhe pak shpresê.
Falê gjumit tê gjatê qê ne na sjell nata,
dashuria jonê mjerrane tê mos mbesê.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.