DY POEZI TË POETIT JANIS RICOS nga Dhimiter Canga

Dhimiter Canga

PA PËRGJIGJE

U fut hëna nga dritarja
Shëtiti pak në dysheme,u ul
në divanin e madh,të vjetër.
Tjetri në karrigen përballë
pinte zymtëshëm cigaren e tij.
”Është ftohtë atje poshtë?”pyeti.
Hëna shikonte gjetkë;S`u përgjigj.
Mermeret qëndrojnë në qiell,
me një fener të ndryshkur përbri.

PËRUNJËSI

Në qoftë se do ngjitesh atje lart,unë do pres këtu poshtë-
në hijen e ullirit ,në hijen e dhenve,në arën tonë të vogël i tha-
Do rrit(edukoj )fëmijët e tu -ti mos u kujdes-shiko punën
tënde.
Vetëm herë -herë hidh dhe për ne nga lart ndonjë
bajame të hidhur,ndonjë makaron yll ,ndonjë pupël
dhe po deshe dhe një fryt qiparisi të hidhur -të hidhur.

E mirëpritur dhe hidhësia nga duart e tua,i shkruante-
Në vendin me të vjetër të sendukut ,puth paketat boshe
nga cigaret e tua
mbaj një qime të murmët nga shqetulla jote,bir dhe zotnia
im,
dhe të gjitha vuajtjet e mia atje i vargëzoj dhe i lehtësoj
biri im.
Në qoftë se nuk të bën mundim,të me dërgosh një qese letre
sheqer
që të të bëj për Pashkë simitet që të pëlqenin.

Kur mbyllen derën nuk dinin ç`të thoshin.Kaq vjet
të mungoj ai dhe ajo të pres.”Të të bëj një çaj?
të ngrohesh ca”,kështu fatzezë brenda
gëzimit të saj,
ashtu e ngrirë gati e trembur.U kthye pas pak me tabakanë.

Brenda avullit të filxhanit rrinte një zog i lehtë
me krahët e mbyllur.
Atje u takuan sytë e tyre.U kthyen dhe u panë.
Ai buzëqeshi dhe ajo filloi të qaj.
Jashtë fishkëllënin të zemëruar era,deti drurët(pemët)

Përktheu Dhimitër Canga .ΕΔΟΣΕΙΣ”ΚΕΔΡΟΣ”Athinë

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.