ECJA JOTE nga Xhelal Aemi

Xhelal Ademi

Ti ec pa droje ndër rrugët tua
S’vë re se unë s’t`i heqi sytë,
Por dot s’ta them sa fort të dua
Kam shpresë të gjej një rast të dytë.

Dhe çastet ikin e kjo dëshirë
Vazhdon të rroj në kokë e gjallë,
Gjersa pasqyra pa pas mëshirë
Më ngre një pritë dhe del përballë.

Sa kot mundohem për me e flakur
Me copë e grima ta hedh në udhë,
Por turret kohës një vjeshtë e plakur
Me laps të moshës ma shton një rrudhë.

Ndaj gjethe t’thara duke u endur
S’më pyesin fare t’u jap pëlqim,
Por zbresin zëshëm si zogj të çmendur
Këtu mbi shpatull, mbi krahun tim…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.