EDHE KUR GRINDEMI nga Bruna Gjoni Prevathi

Bruna Gjoni Prevathi

1.
Edhe kur grindemi

Edhe kur grindemi ti me sjell parfumin e erës
Nuk me merr leje kur me zgjon fluturen qe më la pa gjumē
Me puth ….me puth ne cep tē syrit aty ku kam mallin
Mi vesh me trendafila te bardhē buzet

Edhe kur grindemi ti vjen me i bukur se dielli..
Nuk me thua me fal..
Vrapon tē mē ndalesh frymen me krahet e nje zogu..
Aty…fryma jone ndal…

2.
Asnjë mall

Nuk pash asnje mall te vinte drejt meje.
Asnje grimce fjale…
Ku shkuan?
Ne cilet krahe mbeten perqafuar?

Nuk pash asnje mall te me zgjonte zemren.
Asnje psheretim.
Te gjitha ishin zhdukur.
Mbeta vetem… me mallin tim!

3.
Ne muzgjet e mia

Fundosem muzgjeve te brishta me erë toke
Me diellin e fikur capitem hirit te tij.
Një nuancë e padukshme jam e kësaj bote
Që hesht, që çirrem, që dhimjen e bej shi…

Ngrihem… lartësohem qiellit te zhurritur
Plagë e bëj hënën, e ndaj në copa…
Lëngohem si “rob” me lotë të kripur
I them vetes: edhe sot jetova!

Në muzgje i këndoj dashurisë këngë malli,
I ngre fole me krahë zogjsh ne hapesirë.
Here behem fushe  dhe here majë mali
Herë mbesë e vetme ne nje hon-ërrësirë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.