EMËRONI SI TË DONI
Këtë tokë
Ku eshtrat e gjyshërve të mi pushojnë
Mund ta emëroni si të doni
S’ka rëndësi
Mund ta shpallni Maqedoni
Të Vjetër
Apo të Re
Shtet
Me emër apo të paemër
Ish shtet i vdekur
Ish i ishit
IRJM
FYROM apo BJRM
Maqedoni Veriore
Perendimore apo të Vardarit
Por një gjë mos harroni
Në këtë tokë ka një popull
Që shekuj i barti mbi shpatulla
Lindi e vdiq
Shqip
Me yjet duke folur.
NËN HIJEN E RRAPIT SHEKULLOR
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Aty nën hijen e Rrapit të moçëm
Për çdo ditë do të më gjeni
Kafen e pasditës duke e pirë
Aty miq të papunë
Zejtarë të lodhur
Gazetar portalesh
E poetë të dështuar partiak
Vijnë e shkojnë
Nga tavolina në tavolinë
Me zë të lartë
Për politikë flasin
Për degët e thara të rrapit
Për thikat e ngulitura pas shpine
Njëri tjetrit i rëfehen
Të kaluarën e hidhur rikujtojnë
Derisa rrapi heshtë e s’flet
Sëpatën e mprehtë të tradhëtisë
Thellë në palcë e ndjenë
Acarit e stuhive u friksohet
Gjethet të mos i zverdhen
E trungu ti thahet
Frymëmarja ti rëndohet
Thikat e ngulitura pas shpine
Një nga një i nxjerrë
Degët të mos i pëgjaken n’ato gur kalldërme .
MBI VALË LIQENI ËNDRRAT E MIA TRETEN
Buzë rrjedhës së qetë të Drinit
Aty ku për çdo mbrëmje
Yjet
Nga qielli zbresin
Këto vargje po i shkruaj
Vështrimin andej kah Shën Naumi
E Pogradeci duke mbajtur
Atje ku një kufi buzë Drilonit ngrihet
Qiellin e ëndrrës sime ndanë
Afër meje
Një grup të rinjësh kafe pijnë
Dhe për trojet e coptuara
E problemet e kombit flasin
Të dëshpruar nga politika
Dhe nga udhëheqësit tonë
Ndjehen
Vallë kush janë këta kopila
Që me fatin e popullit tallen
Njëri tjetrit i thonë
Kush janë këta që vjedhin
Vrasin
E tradhëtojnë
Të huajit i shërbejnë
Ardhmërinë e kësaj rinie
Nga kjo tokë shqipesh
E kjo Shqipëri e largojnë !?
Dhe çka t’ju them unë i ngrati
E si të përfundoj këto vargje
Kur syri mbi valë liqeni më tretet
Derisa
Atje lartë në Qafë Thanë
Një kufi tjetër më ndanë …