Ende … nga Jeton Shehu

Jeton shehu
Ende …
………………………
Dielli rënë kokëposhtë,
dëbuar nga nata e re,
puth’ horizontin që digjet përflakur, 
retë filluan të erren,
ti, nuk ishe atje,
ti, kurrë s’ke qenë , e dashur !…
Vallëzimi i valëve,
i flladeve fluturim,
nga perëndimi, mërgojnë për në lindje,
dhe diku, në një qoshkë të shpirtit tim,
merr formë dhe trajtë, e jotja hije !….
At’ çka s’ma fali dot jeta,
ndoshta vdekja, do t’ma ulë në buzë,
në fund të dollapit dergjet harruar,
një e vjetër , e jotja bluzë !….
Dhe një aromë,
me dritën e hënës trazuar,
më puth ngadalë sytë,
e më ulet në duar….
Nje pëshpërimë, a psherëtimë,
prek tavanin dhe rrëshket ndër dysheme,
Dielli iku, u shua e dashur,
por unë ?!
Unë jam ende atje !…..
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.