ENDESH nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

ENDESH
…………
Dhe endesh …
E vetmja shpres, rrugeve e pashpres,
si nje enderr qe prek realitetin dhe vdes,
miku im,
i miri mik’,
ne mes te erresires si e vetme drite …
…………….
I c’rrenjosur
shperngulur,
tretesh nder horizonte,
menduar,
kokulur …
…………………
Mbret, pa mbreteri,
ne rruget plot pluhur,
qe te qendrojne ne sy …
………………….
Ne mes te asaj rruge do te me gjesh,
do te te shoh nga larg dhe do buzeqesh,
nje cigare te ndezur do te te ofroj,
dhe historine tende do dua te degjoj ….
……………………
Sa me veten do me ngjaj,
do te habitesh kur heshtur do qaj,
ndoshta jo, nuk do te ndiesh habi,
ndoshta si mua do te qash dhe ti …
………………………
… Ne heshtje, pa fjale,
dhe do te ngrihemi ngadale,
ne ato rruge qe ke nisur, do te me gjesh aty,
dhe nuk do te jesh me i vetem do te jemi Dy …
…………………………
Dhe diku me poshte se ne do te gjejm’ te tjere,
qe jane te vertet ne kete Bote te mjere,
dhe do te endemi, do te shkojme me tej,
me trupat ne toke dhe veshtrimet pertej !…
…………………………..
Miku im,
i miri mik’ …

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.