ERA DHE ZEUSI nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina
  1. ERA DHE ZEUSI

Nga biseda e Eras me Zeusin se çfarë ndodhi pas Trojës:

-Njeri mori, Thundrën tjetri mori a-në dhe tjetri b-në, – tha Era.

-E çfarë bënë me to? Dhe çfarë ishin këto tri gjëra? – pyeti Zeusi

-Çfarë do të bënin? Mblodhën të vrarët dhe shkuan të festonin, – tha Era. – Në fakt ishin tre gjëra…

-Çfarë festuan?

-Ata thoshin fitoren.

– Po ti ku i fute?

-Ni, në të Lopës.

-Te lëpifsha pol-enin!

-Erën e nektarit…

Hera: – Ata u kthyen prapë.

-Për çfarë?

-U ra në kokë që s’kanë marrë asgjë. Dhe prishen e morën muret.

-Po ti ku i ke?

-I futa në me/tër… I mbuloi gra/mi…

Fjala metër në kohët e lashta kishte kuptimin e futa një metër nën tokë ose një pashë… Kjo ishte e lidhur me respektin ndaj të vdekurve, që pasi pushonin së marri frymë, mos të bëheshin preh e mizave dhe kafshëve të egra, të bëheshin pluhur, të bëheshin tokë (kotë). Shumë më vonë kjo shprehje, apo nëntekst i kësaj kuptimësie do të vinte edhe nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, që pas aq e aq luftërave, para se të vdiste tha : “më varrosi dhe duart mi lini të zbuluara”. Duart ishin luftërat, dhe ai përveç gjak derdhjeve që pa, dhe fundin e tij të shpejt, kuptoi se kishte qenë e kotë (tokë). Prandaj më lënien e duarve jashtë deshi ti mallkonte ato, dhe nuk deshi të mbulohej i vdekur me ar… si Faraonët idijot. Së fundi kuptoi së energjia e vërtetë nuk ishte ari, por të jetuarit. Kështu thuhet nëpër letra të zverdhura, por kurrkush nuk do që të shkoj me turp nga bota. Kjo është tejet e vërtetë. Edhe Aleksandri i Madh, nuk ishte nga ata që po shkonte me duar bosh nga bota. Një pjesë duarve të tij e kishin boll turpin. Atë që ai la, është pikërisht kjo ide gjigante e tij. Ndofta ai kishte thënë se me duart e mia desha të mbroj atë çka kishte mbetur nga ideja se energjia, që është vetëm jeta dhe nuk është ari dhe paraja, nga E lëna e idesë së bukur ose e psesë së rrënimit të Trojës.

Ndërsa fjala “Gra/mi”, kishte kuptimin e mbulimit të barit, i një lloj bari special, që është shumë i sofistikuar dhe pothuaj e pamundur ta shkëputësh nga bashkëjetesa me tokën, veçse me punë të përbashkët e të lodhshme. Sa më shumë ta presësh, e sa më shumë ta shkulësh, aq më shumë ai ripërtërihet. Sepse rrënjët dhe fryma e tij janë toka, lagështira dhe dielli kur merret në kuptimin e barit. Në shoqëri ky bar ka edhe një kuptim tjetër dhe quhet parazitizëm. “Gra” dhe “mi” jepen në kuptimin e ndërthurjes midis tyre dhe tregojnë forcën e arsyes , ose të energjisë së vërtetë. Gjithashtu, “mi” baras mbi grua, akt seksual, ose duke vënë drapër mbi grunjëra, ose shpimi i tokës dhe mbjellja e një peme…etj.

Kështu provuan romakët e vjetër, më vonë ortodokset, më vonë otomanët, pastaj fashistet. Të gjitha këto, vetëm sa mbollën eshtra në të dy anët e konfliktit, sepse fitorja mbetet në anën e vendasve. Sepse populli është si Grami, që në fund nuk të fal gramin. Natyrisht, në kohët e sotme gjërat kanë ndryshuar dhe mund të ndryshojnë edhe më tej, duke marrë për bazë si kahun që duhet ose atë të konflikteve, sepse nuk mund të jetë një fëmijë, fajtor për babanë e tij, por ky fëmijë që rritët kërkon një edukator të ri, që ti shpjegoj arsyen botës dhe jo fshehjen e saj. Dhe arsyeja ndodhet pikërisht në raportin e individit me shtetin dhe pikërisht në raportin fiskal.

-Të lëpifsha vesën… – Tha Zeusi (mësuesi)

-Aromën e majit, – Era(ara) tha.

Vesa dhe aroma, ishin sytë, ose drita dhe gjetja e tokës me ajrin e lagur, të buzës me fjalën, prapë në arsye dhe me “E”në – thirrjen e tyre për të jetuar në arsye.

Era:

-Ata u kthyen prapë dhe po grinden.

Ata u kthyen dhe kërkonin të gjenin mirazhin. Mirazhi ishte arsyeja, por ata e quanin Mirakull. Nuk dukej asgjë kund. kërkuan në tokë, kërkuan në qiell, në lumenj e në dete dhe nuk e gjetën Filluan të shembnin muret, gur pas guri duke kërkuar. Ishte e pamundur të gjenin arsyen.

-Në mure nuk kishte asgjë.

Arsyeja nuk ishte në mure. Muret ishin ngritur për mos të ngrirë nga i ftohti, ishte arsye, por që prapë nuk ishte arsyeja që ata kërkonin. Ata kërkonin mir-akull, për mirazh.

-Po më ndajnë me tre, – i tha ajo Zo(E)usit.

Nga që nuk gjetën asgjë, filluan të grindeshin dhe filluan të më ndanin për tre, sa ishin. Kishin dëgjuar gjithmonë numrin tre. Por ndër trojanë numri një bëhej dy, tre bëhej katër… Djalë e vajzë e zot, tokë, njeri e zot.

-Po pse po grinden dhe pse Tre?

-Sepse janë Tre dhe po grinden Për MUA.

-Po ti?

-Unë mbetëm NJË.

-Po ata?

-Ata herë marrin NJ-Ë, njëherë marrin JË-N, njëherë marrin NË. Po mua “arsyen” nuk kanë arritur të më gjejnë, po grindën.

-Ti je mirazhi im! Të lëpifsha polenin!

-Erën…e nektarit, tha ajo.

Në Trojë po binte muzgu. Qeshnin mbi Trojë kishte rene qetësia…

fragment nga romani “Nëntë Mollët e Omerit”, publikuar në Google, iBooks, sh.b ADA Tiranë 2014.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.