FIJE JETE nga Xhelal Ademi

Xhelal Ademi

FIJE JETE

Mban mend sa në cepe bote njëri-tjetrin kemi pritur
Por tashmë ndjesia jote nëpër mallin e zhuritur
Paska humbur fije jete në ca shkrepje prej rrëfeje
Prandaj rrugën nuk e gjete që të sillte afër meje.

Ah i humbëm ca beteja por nga lufta s’kemi ikur
S`ka gjë se na morri reja sepse me kandil të fikur
Shtynim hapat ca përpara drejt një dite më të mbarë
Nëpër vjeshta gjethe-thara kemi qeshur kemi qarë.

Por tani me mall të shuar, si më thua që s`ke pasur
Asgjë timen nëpër duar ngase krejt i paske qasur
Nga shënimet në ditare që t’mos shohish gjë të shkuar
E t’më sjellish në dritare dimra me acar të shtuar…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.