FJALA “KËNGA”, “KANGA” NË SHQIP nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

FJALA “KËNGA”, “KANGA” NË SHQIP

Ai e dinte shumë mirë se fjala “këngë” në gjuhën që fliste djaloshi Alpet Grëmshi, (ai që kishte rrëmbyer Janicën), në trajtën e pa shquar të gjuhës së tij, ishte “ke ngeh”,(ke kohë) dhe në të shquarën bëhej kënga (ke nga). Ke nga kush këtë çelës Menelaoviç? – i bënte ai  pyetje vetës. Fjala “këngë” që thuhej në gjuhën e djaloshit, në gjuhën e Janicës bëhej changa. Asaj që Menelaoviçi i binte, sidomos kohëve të fundit pa bulë fuqie. Po kështu edhe në gjuhet e tjera të fqinjëve të tjerë.

Kjo ishte një zanafillë e hershme për Menelaoviçin, si në lindjen e këngës së mirëfilltë, e cila këndohej nga të gjithë nëpër gëzime dhe festa, si edhe në lindjen e problemeve dhe të sherreve. Shpesh nga duart e tij binte çanga e tyre pa dashjen e tij. Njerëzit mblidheshin dhe të parën pyetje që bënin ishte se çfarë është nga? Bëhej rrëmujë fillimisht me kuptimin e pyetjeve që kumbonin kuptime të ndryshme. Disa pyesnin se çfarë është ngarë, për tokat. Ca, çfarë vajzë është ngarë dhe kur bëhet dasma?  Ca, pyesnin se kush ka ngarë për të bërë sherr… Këtë punën e çelësit ai nuk e kishte kuptuar kurrë aq mirë, qe ta mbante jashtë apo brenda, sidomos në këtë fjalë. Kjo fjalë ishte një fill i hollë dhe i dredhur mirë, që duhej të kishe sy të fortë ta shquaje. I vinte ndërmend turjela, që është e shtrembër, por bënë birrë të drejtë. Fjala “këngë” në gjuhën shqipe, në trevat ku kishte shkuar edhe Janica, kishte kuptime të ndryshëm. Këngë=, kur njeriu këndonte, kur njeriu këndonte dhe ishte i lumtur, kur ishte i lumtur dhe kishte ngeh (kohë të lirë), kur ëndërronte, ose kur pyeste një vajzë a ishte e lirë, ose kur shkohej mik dhe këndohej dhe bashkë bisedohej deri vonë etj. Kjo fjalë kur ishte në trajtën e pashquar, si të thuash, njeriu ishte me (intimen), me vetën, pa u shquar nga të tjerët. Edhe Menelaoviç ishte me vetën, me intimen dhe grindej me vetën,sepse, nuk dinte se çfarë të bënte me çelësin të hapte apo të kyçte. Në këtë rast, fjala që flasim quhej “këngë” dhe në fund të saj shqiptohej zanorja “ë”, për të treguar se, sa i brishtë e i çiltër është njeriu kur ruan hallet dhe jetën e tij, pa shqetësuar të tjerët. Kur ishte në trajtën e shquar (e parë nga të tjerët) mbaronte me “A” dhe thuhej “këng-a”. Po pse vihej “A”-ja në trajtën e shquar? Ndërsa në trajtën e pashquar vihej zanorja “ë”? Këtu gjendej edhe çelësi i misterit të gjuhës në trajtën e shquar (të shqyrtimit) dhe të pa shquar (të pa studiuarit). Pra, dilte prapë problemi i çelësit. Çfarë ishte zanorja “A” në këtë rast? Ishte arsyeja me të shquarit të saj, sepse kishte të bënte me botën e jashtme të njeriut, ku hynin faktor të tjerë në raport me njeriun dhe njeriu vetë, në raport me të tjerët. Psh, kur bie fjala për pronën, thuhej se këtë tokë e ka nga…(kanga, cahnga), por jo vetëm kaq, këtu gjithashtu, tregohet edhe i zoti që e ka ngarë dhe vazhdon ta ngas me plor, dhe është bujk i mirë. Pro,blemet që dilnin midis njerëzve, kur dikush i binte në qafë tjetrit, thuhej: (kanga, changa-ça asht nga?). Që, në gjuhen shqipe, mund të zëvendësohej me fjalën tjetër korrekte të saj “cytur”, (ka cytur!). Pra lindja e këngës, kanga, nuk do të ishte e drejtë të përdorej për Alpet Grëmshin, pasi ai, jo vetëm që nuk kishte ngarë (cytur) kurrkush, por përkundrazi, po dashuronte dike. Në këtë rast ai Janicën e kishte n’garë!!! për dashuri e për të bërë fëmijë. Pra, ai, atë nuk e kishte ngacmuar, por të dy bëheshin nga,arë….arë. Nëse Menelaoviç do ta pyeste djalin në ai e kishte ngarë Janicën? Menelaoviç e dinte shumë mirë përgjigjën e djalit që do të ishte kjo:

-Po. E kam ngarë dhe do ta ngasë.

-Me çfarë ? – bërnte pyetje vetës Menelaoviçi duke u përgjigjur po vetë me pyetje, -Me parmende? Me kunj? Me çelës?

Në kohet e hershme, kur një djalë pyeste një vajzë, e pyeste me këngë. Veprimi i bërë nga ana e djalit, kishte kuptim të dyfishtë. Së pari ai asaj i këndonte, i bënte lajle dhe i hidhte lule fjalësh të ëmbla. Por, nga ana tjetër, kënga e tij ishte edhe pyetje se a ke kohë? A ke unazë në gisht, a ke ngeh të vish në prehrin tim dhe të puthësh me mua? Në fund të intimitetit të tyre, djali e pyeste, siç pyeste tokën e ngarë me plorin e parmendës për ti futur farën e bimës, pyeste ngrohtësinë dhe lagështirën e saj. Menelaoviç e dinte historinë e hershme që fshihej në “Eposin e Kreshnikëve” që në një farë mënyre, ndjehej dy herë brenda tij. Njëherë, pse e dinte mirë dra kulakun dhe së dyti që heshtte.

Dinte edhe historinë e vjetër të hutit.

… Ishin ditët e verës, kur dielli binte pingul dhe të digjte. Pasi vuri tërë ata dordolecë mbi hunj të thatë, për të trembur hutinët që u binin stromëve të zogjve që ushqeheshin me farëra të krimbura e parazitë të ndryshëm të arës, Muji, vuri një duhan në buzë, midis punës dhe lodhjes nga kositja e barit dhe shkoi tek Pema e Dashurisë, për të parë, nëse Zana i kishte shkruar. U befasua, kur nën hijen e saj pa vetë Zanën. Bënte verë dhe e veshura e lehtë e saj e turbulloi. Ndjehu të fryhej së pari nga brenda dhe pastaj gufoi nga jashtë. Aq shumë ishte i hutuar nga kënaqësia që pa atë, sa i ra duhani nga buzët … Midis shkrepit dhe Zanës që lahej në ujë rrinte edhe hutini. Edhe ai e përgjonte Zanën. Për dy arsye. Së pari; e adhuronte zjarrin e saj për të djegur dordolecët e Mujit, dhe jo afshin, së dyti; e urrente Zanën, sepse nuk ja dinte shtegun që tija merrte Zjarrin dhe jo afshin. Nga ana e saj, Zana prandaj ishte e ngujuar, rrinte dhe lahej në krua, duke e bërë hutinin të priste, që të puthte Mujin dhe me puthjen e Mujit, ta bënte hutinin të ikte.

Kjo ishte e gjitha, kur Zana ktheu kokën dhe pa Mujin. La ujin që rridhte dhe filloi të shuhej me Mujin dhe e harroi hutinin.

Në këtë çast hutini mori duhanin që ra nga goja e Mujit të hutuar, e vuri në gojë dhe u nis për të djegur dordolecët, por duke qene dy herë i hutuar, nuk i ra aesyes dhe nuk dogji dordolecët e Mujit, por kavaletat e tij.

Po di-gjej sana e sapo tharë vënë në kavaletë, për tu rezervuar për dimër, me të cilën ushqeheshin lopët. Në kavaletë viheshin edhe patatet, mishi, frytet, por këto kavaletë të veçantë, qen bërë në haure të ndërtuar poshtë tokës. Shurupet e boronicës, vera, rakia viheshin nëpër vorbulla druri, edhe këto nëpër haure të freskët dhe pranë odave. Bora binte shpesh dhe dendur në ato anë. Menelaoviç, nuk e kuptonte pse binte kaq borë dhe kaq shpesh nëpër kujtimet e tij, sa të kujtonte këto gjëra brilante… Ra kanga e cahnga… Njerëzit qenë turrur të gjithë për të ditur se çfarë ndodhi. Kur panë zjarrin u hodhën për të fikur fikur zjarrin. Dikush me lopatë, dikush me ujë, dikush me gurë. Të fundit që mbërritën për të fikur zjarrin ishin një vajzë dhe një djalë.

-Ku ishit ju? – i  pyetën. Në fillim djalin, pastaj vajzën.

-Në krua, tek Pemët, – thanë ata dhe qeshnin.

-Pranë kroit dhe pemëve kishte rënë zjarri.

Pastaj erdhi dita e gjyqit para popullit dhe zjarrit, dhe ata i vunë përballë njëri-tjetrit të pyeteshin për zjarrin…

-Ku e keni zjarrin? – i pyeten.

-Këtu, – i thanë ata dhe filluan të putheshin. Si djali dhe vajza, të rinj e të çiltër, nuk mund të ishin ndryshe, veçse dy të dashuruar e të pafajsjëm që vazhdonin të duheshin.

-Çfarë keni për të thënë, – i pyetën prapë.

-Juve asgjë. Vajzës sime po. Të kam ngarë? – pyeti djali mbeshtetur në kosën e barit.

-Po, – i tha vajza ,- me ke ngarë.

Gjyqtari i ri hapte sytë.

Dëshmitari, fërkonte duart.

Tellalli i binte çangës.

Populli, popël turme, fërkonte e habitur me duar faqet.

-E sa të kam ngarë? – e pyeste djali duke pare nga djemtë e tij të moshës.

-Sa më ke tundur bjeshkën, – thoshte ajo çiltërsisht dhe qeshte.

-Eshkën, apo bjeshkën? – vazhdonte djali me fjalë dhe sy të ndezur duke parë prapë nga moshatarët e tijme kosën e barit në anë.

U ndez dëshmitari.

U vrenjtë gjyqtari.

Vazhdonte ti binte çangës tellalli.

U nxi dhe u bë sterrë turmë e popullit, popël.

-Te dyja, dhe nesër po deshe, mos harro! – tha vajza që vazhdonte të qeshte.

Ra heshtja midis të rinjve dhe popullit, popël.

-Kam të drejtë, – u mburr dëshmitari, duke ju drejtuar gjykatësit. I gjeta njerëzit e zjarrit.

-Do të shpërblehesh, – tha gjyqtari.

-Popël mblodha popullin, – tha tellalli duke zgjatur dorën dhe sytë nga dyshimtari dhe gjykatësi.

-Bërë popël popullin, – tha populli.

-Ligji është ligj dhe gjykatësi vulosi.

fragment nga romani origjinë, filozofik, gjuhësor “Kulloshtër Joantike”. Poblikuar në Amazon, Google, iBook, 2015.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.