FJALAMLAT E NATES… nga Azem Baliaj

Azem Baliaj

FJALAMLAT E NATES…

Tanaheret ju kam tute nates
me t’thane fjalamla dashnie…
i thansha veti po hupin n’terr,
se, terri (thuhet) nuk ka sy…
e prap n’vetmi tjerr e tjerr,
fjalamlat me driten e vet
tanaheret po t’shohin ty…
po t’rrokin e po t’puthin fort,
edhe rrmisht, edhe urte e bute!
Kam nis nates, mos me ju tute…

YJZIT NE MUZG…
-A-

…ne mallin per ty fektojne yjzit,
neteve kur mungoje ne dritare,
pasditeve kur dilje ne ballkon,
pranverave kur te quaja lule,
shfaqjeve kur me duartrokisje,
radheve te tamlit bardh’ si ti…
kacurrelava ku fshihja gishtat,
fustaneve qe ua vidhje zanave,
buzeqeshjeve si diell bjeshke,
vetullave ku yjzit…mrizonin…
dhe malli per ty nuk njeh muzg!

DASHNIA JONE…

Pa pra’, breshni i motit t’keq,
Grrye ka idht’ damart e toks…
Mue e ty ka i her’…per dreq,
Lamsh na’i bajke rrugt e bots.

Per fat t’mir nuk u ngatrruem,
Njanitjetrin n’furtun’ e rrokem,
At urtine e t’mocmit…nguem:
Me dashni e lumnoni boten!

KATER PLEQNI T’MOÇME…

Mos e ngarko mushken rande ne perpjetez…
me tha para do kohe nji plak i rrudhun vujtjesh,
se, a teper vshtire me e djerg’ n’pjetposhtez…

Mos e lsho fjalen si lopa baglen, zgati plaku…
tuj mbush kamishin me duhan te eger t’gurajs,
se, permendesh per keq n’sofra e n’kuvende…

Mos e shaj vllan tand kotnasikoti, la e pa la…
foli rrudhani e, shllunga e tymit u nis drejt reve,
se, kie me u zorit kur t’thuesh: oj nane ku je…

Mos e uro t’riun: u plaksh, kur nuk t’ndigjon…
po urte e bute lute t’blejne urti t’pa hupme kund,
se, nuk idhnohesh kur jete ndrron…Besome!

PERDITSHMERI ILIRE…

Sherre agjenturash,
dehje tradhetaresh,
vuajtje patriotesh,
…trullim kombetar,
idjotesi politikanesh,
marramendje brezash,
fallcitet fushatash,
birre Korca me fund,
mbjelljekorrje sherresh,
…………?!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.