FLUTUR nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

FLUTUR

Leviz rreth meje papushuar
Dy krahet e bukur ze perplas
Krijese prej qiejsh vizatuar
S’ja fsheh vetvetes gjithe kete gaz

Dhe pak do zbrese nata vjeshtore
Por ty per kete s’te behet vone
Ende si njeh rrjetat mortore
Dhe merimangen qe pergjon

Ajo ka kohe qe s’ti heq syte
Po pret nga ty vec nje gabim
Si nje kafshate te te gelltite
Ti je per te nje vakt ushqim

Me dhimbsesh shume insekt i dobet
Qe fatin tend e kujton loje
Fund -tmerri yt eshte ceshtje kohe
Dhe une s’jam zot te ta ndryshoj

Ne kete bote ku vriten njerez
Qytete e fshatra pa ngurrim
Ti askerkujt si ngjall kureshtje
Vrasja e nje fluture ,s’quhet krim

Te flas dhe syte me lengezojne
Dhe ne “dikushi “na pergjon
Ndonese nga pamja nuk ngjasojme
Jemi dy te njejte ,se kupton ?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.